Zbuloni vetitë e këtij fruti veror, i cili jo vetëm shuan etjen, por ju ndihmon të qëndroni në formë pa lodhje. Virtytet e shalqirit janë të shumta. Ky frut është freskues. Ai përmban përqindje të madhe të ujit, si dhe ka pak kalori. I pasur në sheqerna të thjeshta dhe minerale esenciale të tilla si magnezi, kaliumi dhe fosfori, shalqiri na ndihmon të luftojmë vapën dhe lodhjen. Përfitimet e tij janë të shumta, duke përmirësuar shëndetin dhe bukurinë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.