Mirëqenie

June 14, 2019 | 9:45

Përfitimet e shumta fizike dhe mendore që sjell deti

Me siguri të gjithë e keni provuar, mjafton një shëtitje buzë detit dhe kur ktheheni në shtëpi ndiheni më mirë, si nga ana fizike por edhe mendore. Edhe humori juaj përmirësohet dhe kjo nuk është vetëm meritë e pushimit, drita e diellit ka efekte pozitive mbi humorin dhe deti është një burim i madh i shëndetit të mirë dhe emocioneve pozitive.

Dhe të gjitha këto i vërteton shkenca.

Studimet e realizuara në një hark kohor 10-vjeçar kanë vërtetuar se afërsia me detin favorizon çlirimin e dopaminës, serotoninës dhe oksitocinës të konsideruara si neuronet përgjegjëse për lumturinë tonë. Uji na kthen në gjendjen tonë natyrale siç ishim në barkun e nënës. Edhe thjesht duke parë detin në fotografi favorizohet një gjendje më e mirë emocionale, theksojnë studimet.

Për më shumë kur gjendemi afër ujit përmirësohet përqendrimi ynë, ngjyra blu e pafund, gjeneron qetësi. Sipas shkencës një not i thjeshtë, një shëtitje buzë detit janë gjërat më të zakonta që bëjmë kur jemi në plazh, por në praktikë e gjitha kjo është një sesion palestre apo spa. Për më shumë kripa e detit i bën mirë lëkurës. Edhe vitamina D e diellit është esenciale për metabolizmin.

Drita e diellit stimulon prodhimin e hormoneve të humorit të mirë, prandaj kalimi i kohës në ajër të pastër është një armë e fortë kundër stresit dhe ankthit. Ajri i detit i pasur me jod është një ilaç për tiroidet.

Me kaq shumë përfitime a jeni gati për plazh?

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top