Mirëqenie

January 12, 2019 | 11:21

Përfitimet e shumta që i sjell shëndetit konsumimi i çajit të zi

Në ditët e sotme çaji i zi përbën një ndër preferencat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjell. Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do te jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës.

Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit. Për sa i përket përfitimeve shëndetësore të çajit të zi mund të përmendim:

Kundër diabetit

Përbërësit natyralë të çajit luftojnë sheqernat në gjak dhe i shpërbëjnë ato. Ulja e sheqerit në gjak lufton diabetin tip-2. Madje studimi vërtetoi se edhe nëse i shtoni qumësht çajit tuaj, efekti mbi diabetin do të jetë i njëjtë. Por nga të gjithë çajrat më i preferuari për luftimin e diabetit është çaji i zi. Çaji i zi ul ndjeshëm nivelin e glukozës në gjak.

Parandalon kancerin

Antioksidantët si polifenolet që gjenden tek çaji i zi ndihmojnë në parandalimin e formimit të qelizave kancerogjene duke reduktuar në këtë formë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, prostatës, ovarian, të mushkërisë ose të fshikëzës. Përbërja e njohur me termin TF-2 që gjendet te çaji i zi, nxit sulmin ndaj qelizave kancerogjene, duke reduktuar mundësinë e kancerit oral te personat që konsumojnë duhanin. Çaji i zi parandalon rritjen apo formimin e tumoreve malinje.

Mbrojnë sistemin kardiovaskular

Studiuesit shprehen se konsumi i çajit të zi parandalon sëmundjet kardiovaskulare si rezultat i antioksidantëve si flavonoidet që gjenden të çaji i zi. Ato bëjnë të mundur parandalimin e oksidimit të kolesterolit të keq. Dëmtimi në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe muret e arteries reduktohen dhe për rrjedhojë dhe sëmundjet e zemrës do të reduktohen. Në të njëjtën formë përmbajtja e magnezit dhe polifenolëve reduktojnë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës duke mbajtur muskujt e zemrës të shëndetshëm dhe aktiv.

Redukton stresin

Çaji i zi, ka aftësinë t’i mundësojë trupit tonë të qetësohet pas situatave stresuese. Në fakt konsumimi i këtij çaji nuk parandalon stresin, por veprimi i tij fillon gjysmë ore pasi të konsumohet, shprehen hulumtuesit.

Mbron kockat

Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top