Mirëqenie

June 26, 2019 | 10:43

Përfitimet e shumta që merr trupi nga konsumimi i shalqirit

Shalqiri është fruti hidratues më i dashur në stinën e verës: i pasur me vitamina dhe minerale, është ideal për të rimarrë substancat e humbura me djersitjen. Perfekt për të detoksifikuar dhe për të pastruar, shalqiri, ka efektin të na bëjë të ndihemi të ngopur ndërkohë që kemi marrë minimumin e kalorive.  Është fantastik për dietë.

Shalqiri është i shijshëm, i freksët, ka cilësi pa fund, por në fakt, është edhe më i çmuar se ç’mendojmë ne. Burim i kripërave minerale të rëndësishme si potasiumi, fosfori dhe magneziumi, përveç vitaminave, sidomos vitaminës C, shalqiri është i pasur me antioksidantë si beta karoten dhe likopen.

Le të zbulojmë më shumë:

Lamtumirë lodhje: Shalqiri përfshin sasi të mëdha mineralesh e vitaminash, të cilat nevojiten sidomos në verë, kur për shkak të nxehtësisë, djersitja shtohet. Një fetë shalqi, përveç se na freskon, është edhe ilaç kundër lodhjes.

Jo më hipertension: Shalqiri është një aleat i shkëlqyer për aparatin kardiovaksular, pasi ndihmon në uljen e presionit të gjakut. I varfër në sodium, falë prezencës së potasiumit dhe citrulinës, një aminoacid që ndihmon zgjerimin e venave të gjakut, ky frut është i shkëlqyer në balancimin e presionit.

Lamtumirë celulit: Shumë i pasur me ujë dhe tej mase diuretic, shalqiri është aleati ynë numër një në luftën kundër celulitit. Frut i shkëlqyer në shkarkimin e ujërave të tepërt.

Antioksidant natyral: Shalqiri është një antioksidant shumë i fuqishëm, falë vitaminës C, që lufton veprimin e radikaleve të lira, duke parandaluar plakjen dhe formimin e qelizave kancerogjene. Ndërkohë, stimulon sistemin imunitar, duke parandaluar edhe ftohjet gjatë verës.

Aleat i bukurisë: Ky frut na garanton mirëqenie të lëkurës sonë, falë përmbajtjes së beta karotenit, një pigment me veprim antioksidant, i cili u jep fruta perimeve, ngjyrën e verdhë në portokalli. Kryen një sërë funksionesh në organizmin tonë, siç është rritja e qelizave, mbron sytë dhe është shumë i dobishëm për rritjen e kockave. Konsumimi i shalqirit vonon plakjen e lëkurës dhe e mban elastike: një eliksir i vërtetë bukurie.

Lufton inflamacionet: Shalqiri është antiinflamatori perfekt, falë likopenit, një antioksidant që ndihmon në parandalimin e patologjive, madje edhe të rënda. Likopeni, bashkë me betakarotenin, stimulon në mënyrë të natyrshme prodhimin e melaninës. Kujtojmë se frutat dhe perimet me lëkurë dhe tul ngjyrë të kuqe, të verdhë dhe portokalli, duke nisur nga karotat, specat dhe domatet, janë aleatët më të mirë për ngjyrën e bukur të trupit.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top