Mirëqenie

November 29, 2018 | 8:40

Përfitimet e shumta që rrepat i sjellin shëndetit, ndër to dhe parandalimi i kancerit

Rrepat janë një perime jo shumë e njohur në treg, pavarësisht përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit, të cilat përfshijnë përmirësimin e shëndetit të kockave, për të mbrojtur zemrën dhe për të parandaluar kancerin. Ato gjithashtu reduktojnë inflamacionin dhe problemet me tretjen. Përveç kësaj, rrepat rregullojnë metabolizmin, rrisin qarkullimin dhe nxisin sistemin imunitar.

Përmirësimi i shëndetit të zemrës: Rrepat kanë një numër të ushqyesve esencialë që trupi ynë ka nevojë për funksionimin e duhur, duke përfshirë nivelet e larta të kaliumit dhe fibrave. Kaliumi ndihmon në reduktimin e tendosjes së enëve të gjakut dhe arteriet, duke ulur presionin e gjakut. Kjo mund të parandalojë zhvillimin e aterosklerozës, si dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Përmirëson fuqinë e kockave:  Kalciumi në rrepa mund të ndihmojë në rritjen dhe riparimin e lëndës së eshtrave në të gjithë trupin tonë. Është thelbësor në rritjen e dendësisë së mineralit të kockave, sidomos kur rritemi dhe fillojmë të vuajmë nga artriti dhe osteoporoza. Nëse doni të shtoni forcë dhe qëndrueshmëri në eshtrat tuaja, shtoni në dietën tuaj këto ushqime të pasura me kalcium.

Parandalimi i kancerit: Përveç vitaminës C, rrepat ofrojnë nivele të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, dhe betacarotene, të cilat funksionojnë si antioksidantë në trup. Këta antioksidantë kërkojnë dhe neutralizojnë radikalet e lira para se të mund të nxisin dëmtimin e mëtejshëm të qelizave.

 

Burimi / PanoramaOnline

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top