Mirëqenie

October 10, 2019 | 9:30

Përfitimet e shumta që sjell lëkura e bananes

Lëkura e bananes, të cilën ne përgjithësisht e hedhim poshtë, është e pasur me veti shëruese dhe përfitime për shëndetin dhe bukurinë. Në këtë artikull ne renditim vetitë kryesore të lëvozhgës së bananes, dhe përdorimet e saj.

Zbardh dhëmbët. Lëvorja e bananes është një ilaç i shkëlqyeshëm për ndriçimin e dhëmbëve. Pasi t’i keni larë, aplikoni lëkurën e bananes në dhëmbë, duke e fërkuar lehtë. Ky përfitim është për shkak të pranisë së kaliumit.

Njollat e lëkurës. Fërkimi i lëkurës së bananes në lëkurë mund të eliminojë njollat e shkaktuara nga ekspozimi në diell. Fërkoni lëkurën për rreth 10 minuta para se të flini dhe lajeni të nesërmen në mëngjes.

Puçrrat e fytyrës. Pasi të keni larë lëkurën e fytyrës, vendosni pjesën e brendshme të lëvores së bananes direkt mbi akne, pa e fërkuar. Luteina e lëkurës së bananeve na ndihmon në eliminimin e akneve.

Përfitime të tjera. Zierja e një lëkure bananeje në 750 ml ujë, duke shtuar pak kanellë dhe mjaltë për ëmbëlsim, është e mundur të merret një çaj i shkëlqyeshëm që ndihmon të:

  • rregullojë kaliumin në trup, duke parandaluar hipertensionin
  • stimulojnë prodhimin e hemoglobinës, duke parandaluar aneminë
  • përmirësojë tretjen dhe kapsllëkun
  • mbron stomakun nga aciditeti dhe acarimi
  • rrit serotoninën dhe lufton depresionin
  • lufton pagjumësinë falë vitaminës B6.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top