Mirëqenie

April 22, 2019 | 10:32

Përfitimet e thella psikologjike që sjell përqafimi

Një përqafim i thjeshtë mund të ketë efekte të thella psikologjike si:

  1. Ul frikën nga vdekja

Shumë fakt interesant! Një kërkim i publikuar në revistën “Psychological Science” tregon se të përqafosh dhe thjesht të prekësh dikë, ul frikën nga vdekja, duke lehtësuar kështu frikërat njerëzore të ekzistencës. Prekja në vetvete është një mekanizëm aq i fuqishëm sa, edhe objektet që stimulojnë prekjen e një personi tjetër mund të ndihmojnë edhe në rrënjosjen tek njerëzit të sensit domethënës të ekzistencës.

  1. Përqafimi ul rrahjet e shpeshta të zemrës

Një eksperiment i kryer në Universitetin e Karolinës së Veriut në  Chapel Hill tregoi se pjesëmarrësit të cilët nuk kishin kontakt me partnerët e tyre, patën rritje të frekuencës kardiake në 10 rrahje për minutë, më shpejt, krahasuar me rrahjet kardiake të atyre që kishin kontakt.

  1. Fëmijët që janë përqafuar më shpesh gjatë vegjëlisë, kanë më pak stres kur rriten

Nëse do të ndihmosh të ardhmen, përqafo një fëmijë! Një studim i kryer nga Universiteti Emory tregon se tek minjtë, prekja dhe lehtësimi i stresit ishin të lidhura bashkë, sidomos në fillimet e jetës. Studimi tregoi se e njëjta gjë vlen edhe për qeniet njerëzore, duke vënë re se fëmijët u sollën më mirë ndaj stresit kur u rritën, në rastet kur ishin përqafuar dhe argëtuar më shumë në vegjëli.

  1. Përmirësim i sistemit imunitar

Një kërkim i ri tregon se hormonet që çlirohen nga përqafimi janë ata që quhen imuno rregullatorë.  Këta hormone kanë një impakt të thellë mbi funksionimin e sistemit tonë imunitar. Kjo korrespondon edhe me natyrën relaksuese të përqafimeve. Nëse do një sistem imunitar më të fortë, përqafo sa më shumë.

 

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top