Mirëqenie

July 20, 2017 | 9:17

Përfitimet e trupit nga konsumimi i manaferrave

Manaferrat që në lashtësi, janë përdorur si kura popullore kundër disa problemeve shëndetësore. Ato janë përdorur për të mbrojtur njerëzit nga të ftohtit dhe problemet me tretjen. Kërkimet shkencore kanë provuar nivelin e lartë të antioksidantëve dhe kapaciteti ushqyes i manaferrave. Shkencëtarët kanë zbuluar se manaferrat përmbajnë disa substanca aktive siç janë anthocianina dhe resveratroli të cilit kanë ndikon të mrekullueshëm kundër plakjes dhe pastrimit të organizmit. Resveratroli tek lëngu i manaferrave rikthen gjallërinë dhe rininë e lëkurës, dhe parandalon shfaqjen e rrudhave.

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Antocianina i jep ngjyrë të errët boronicave dhe është një antioksidant i fuqishëm i cili parandalon inflamacionet në trup dhe ka fuqinë për të shkatërruar radikalet e lira të cilat i dëmtojnë qelizat e trupit dhe shkaktojnë kancer.

Manaferrat përmbajnë acidin elagjik për të cilin është dëshmuar se parandalon formimin e sëmundjeve kancerogjene. Një filxhan me manaferra përmban dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C, e cila, siç e dimë, e stimulon sistemin imunitar.

Përfitimi më i madh i konsumimit të manaferrave fshihet në acidin folik, i cili është një agjent shumë i fuqishëm parakancerogjen. Manaferrat në 100 gramë përmbajnë 5.350 ORAC njësi (kapaciteti i thithjes së njësive radikale), gjë që i vë ata në krye të frutave luftëtare kundër kancerit.

Një studim ka treguar edhe se boronicat mund ta ngadalësojnë përparimin e kancerit të ezofagut, sepse ai relakson sistemin oksidativ të shkaktuar nga Ezofagu i Barretit, e cila është një gjendje parakancerogjene që shkaktohet zakonisht nga refleksi gastroezofageal.

Manaferrat kanë efekt shumë pozitiv në shëndetin e zemrës, të lëkurës, ruajnë pamjen dhe shëndetin tek gratë. Ato janë shumë të mira për tretje, sepse vetëm një filxhan në ditë përmban 30 për qind të dozës së rekomanduar ditore të fibrave, prandaj u rekomandohen edhe diabetikëve.
Përmbajtja e lartë e taninës në manaferra ndihmojnë forcimin e indeve, lehtësimin e inflamacionit të zorrëve, si dhe të ndihmojë në uljen hemorroideve dhe çrregullimeve të stomakut.

Manaferrat janë të pasura me vitaminë K, e cila nxit absorbimin e kalciumit në gjak, si dhe forcon eshtrat.

Manaferrat kanë aftësi të kurojnë disa sëmundje në sistemin tretës. Ato promovojnë sekretimin e lëngut gastrik, shtojnë oreksin, parandalojnë konstipacionin dhe përmirësojnë tretjen. Falë përmbajtjes së pasur të vitaminave dhe antioksidantëve, manaferrat ndihmojnë në kurimin e sëmundjeve kronike si gastriti ose hepatiti. Lëngu i manaferrave trajton aneminë Manaferrat kanë aftësi të promovojnë një prodhim të shëndetshëm lëngjesh në organizëm, por edhe të ruajnë ekuilibrat e duhur.

Përmbajtja e lartë e vitaminave dhe mineraleve pasuron gjakun dhe qetëson nervat. Këta mekanizma ndihmojnë në trajtimin e anemisë dhe simptomat e saj siç janë zverdhja e lëkurës, marramendjen dhe çrregullimet e rrahjeve të zemrës. 

Lëngu i manaferrave ndihmon kundër pagjumësisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top