Uthulla e mollës ka një sërë vetish dobiprurëse për organizmin që e bëjnë atë të konsiderohet me shumë meritë si eliksiri i bukurisë dhe i shëndetit të mirë. Ajo është e pasur me minerale, si kalium, magnez, fosfor; me vitaminat A, B1, B6, C, E; me acid acetik, pektinë dhe beta karoten.
Sipas studimeve të fundit mjekësore, uthulla e mollës ka një kontribut tepër të veçantë për trajtimin e 7 problemeve të mëposhtme:
- Qetëson dhimbjet e lehta të fytit dhe infeksionet në faring, të cilat janë sidomos të shpeshta gjatë dimrit.
- Mban nën kontroll diabetin tip 2, i cili është më i shpeshti në popullatën e rritur.
- Ndihmon në rënien nga pesha duke ndihmuar gjithë personat mbipeshë apo obezë.
- Detoksifikon mëlçinë dhe traktin gastrointestinal, sidomos nga mbetjet toksike të barnave në organizëm.
- Parandalon rënien e flokëve, e cila është shtuar shumë vitet e fundit prej faktorëve të ndryshëm.
- Kontribuon pak në zbardhjen natyrale të dhëmbëve, por mund të japë rezultat të dukshëm tek personat që i kanë dhëmbët të verdhë.
- Trajton djegien nga dielli, duke ndihmuar sidomos gjatë kësaj stine për shkak të ekspozimit të gjatë në diell.
Që tani e tutje, jemi të sigurt që do të nisni ta përdorni pak më shpesh uthullën e mollës, pasi mësuat kaq shumë veti dobiprurëse prej saj.
Burimi / Bota.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.