Mirëqenie

September 28, 2018 | 12:54

Përfitimet fizike dhe sociale që merr fëmija nga metoda ‘nëna kangur’

Marsupioterapia bazohet në parimin se mënyra më e mirë për të nxitur kontaktin midis nënës dhe fëmijës është ajo e adoptuar nga kangurët.

Rëndësia e kontaktit lëkurë me lëkurë

Metoda kangur nuk është vetëm një mënyrë e përshtatshme, natyrore dhe ekonomike për të mbajtur të vegjlit, por edhe një mënyrë për të inkurajuar më shumë kontaktin lëkurë me lëkurë mes nënës dhe fëmijës.

Përfitimet e mbajtjes kangur nuk janë vetëm fiziologjike, por janë manifestuar veçanërisht në aspektin e komunikimit: ky kontakt lejon që nëna ta qetësojë fëmijën dhe të mësojë më shumë rreth kërkesave të tij.

Si ta vendosni fëmijën?

Fëmija duhet të mbahet drejt, me trupin që qëndron mbi trupin e prindërve dhe mbështetet në atë mënyrë që të mos ketë hendek midis dy trupave. Këmbët janë të hapura, gjunjët janë më lart, ndërsa shputat duhet të jenë në nivelin e kërthizës së prindit, asnjëherë më poshtë.

Mbështetja që menaxhon më së miri situatën, për të mbajtur fëmijën në këtë pozicion fiziologjik është brezi i gjatë. Është një pëlhurë rreth 70 cm e gjerë dhe 3 deri në 5 metra e gjatë. Nuk ka butona ose nyje, por vetëm skajet e dyfishtë për ta bërë atë më të qëndrueshme dhe të menaxhueshme. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer me madhësinë e moshën e fëmijës, kështu që mund ta përdorni atë nga muaji i parë, deri në 3 vjet apo më shumë. Kjo mënyrë mbajtjeje garanton nevojat themelore të fëmijës, nevojat e sigurisë dhe komoditet në shikimin e fëmijës.

Metoda “nëna kangur” ka lindur në Kolumbi në vitet shtatëdhjetë, si një mbështetje sidomos për fëmijët e lindur para kohe ose ata nën peshë. Gjatë 20 viteve të fundit ajo është përhapur gjerësisht në vendet perëndimore dhe sot ajo mund të zbatohet pa kufizime për të gjithë foshnjat.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top