Mirëqenie

June 21, 2018 | 12:46

Përfitimet kurative të farave të lulediellit

Farat e lulediellit janë të pasura me vitaminë E, B1, B3 dhe B6, si dhe kanë bakër, mangan, selen, fosfor, magnez dhe folate. Duke pasur një përmbajtje të lartë yndyrore, ato rrezikojnë të prishen lehtë, kështu që është mirë të ruhen në një enë hermetike në frigorifer. Ato mund t’i shtohen sallatës, supave të nxehta apo të ftohta.

Përfitime kardiovaskulare dhe anti-inflamatore

Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, antioksidantit më të madh në trupin tonë. Vitamina E neutralizon radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë membranat qelizore dhe qelizat e trurit. Duke i mbrojtur këto komponentë qelizorë dhe molekularë, vitamina E ka efekte të rëndësishme anti-inflamatore, që rezulton në uljen e simptomave të astmës, osteoartritit, artritit reumatik dhe inflamacioneve të ndryshme. Është treguar gjithashtu se vitamina E ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, peshës dhe shpeshtësinë e afsheve të nxehta te gratë gjatë menopauzës.

Vitamina E ndër të tjera luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Në fakt, ajo pengon rritjen e kolesterolit në muret e enëve të gjakut, duke nxitur edhe procesin e arteriosklerozës, pra, reagimin ndaj mundësive të iktusve dhe infarktit në zemër.

Veti kundër kolesterolit

Phytosterols është një komponent i pranishëm te farat e lulediellit dhe ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të kolesterolit. Kur këto janë të pranishme në dietën e përditshme, ulin nivelet e kolesterolit në gjak dhe përmirësojnë reagimin imunitar të trupit duke zvogëluar rrezikun për t’u prekur nga kancere të ndryshme. Phytosterols gjendet në sasi të mëdha te farat e lulediellit, farat e kungullit, në farat e susamit, fistikët dhe arra braziliane.

Mbron nervat, muskujt dhe enët e gjakut

Farat e lulediellit janë një burim i mirë i magnezit, i cili nga ana e tij zvogëlon peshën e astmës, ul tensionin e lartë të gjakut, parandalon migrenën dhe zvogëlon rrezikun e goditjeve në zemër dhe infarktit. Magnezi është i nevojshëm për shëndetin e eshtrave dhe për prodhimin e energjisë. Rreth 2/3 e magnezit që gjendet në trupin e njeriut është në eshtra. Magnezi balancon edhe kalciumin, duke e ndihmuar për të rregulluar ekuilibrin në nivelin nervor dhe muskulor. Te qelizat nervore, magnezi shërben si antagonist i kalciumit, duke parandaluar që ky i fundit të aktivizojë qelizat nervore. Duke bllokuar hyrjen e kalciumit në qelizat nervore, magnezi mban nervat të qeta për rrjedhojë dhe enët e gjakut dhe muskujt të ngjitura. Mungesa e magnezit mund të rrisë presionin e gjakut, spazmat e muskujve, dhimbjen e kokës, dhimbjen e barkut, tensionin dhe lodhjen.

Parandalon kancerin dhe ka veti detoksifikimi

Farat e lulediellit janë një burim i mirë i selenit, një mineral thelbësor për shëndetin e njeriut. Seleni favorizon riparimin e ADN-së dhe frenon përhapjen e qelizave të kancerit. Nxit apoptozën, ose vetë-shkatërrimin që trupi përdor për të eliminuar qelizat jonormale. Për më tepër, seleni bën pjesë edhe në përbërjen e një enzime antioksiduese, glutathione peroksidazës, e cila është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen nga kanceri dhe është përdorur edhe te mëlçia për të parandaluar molekulat potencialisht të dëmshme.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top