Relaksimi i muskujve, fundosje e mendjes në një gjendje të relaksimit të përgjithshëm… janë disa nga qëllimet e meditimit, një praktikë e lashtë Lindore që në vitet e fundit është përhapur gjerësisht në Perëndim.
Përfitimet fizike të meditimit:
Me meditim, fiziologjia pëson një ndryshim dhe çdo qelizë në trup është më e mbushur me energji. Kur niveli i energjisë në trup rritet, ju përjetoni gëzim, paqe dhe entuziazëm.
Në nivelin fizik, meditimi:
- Ul presionin e gjakut
- Ul nivelet e kripës e acidit laktik në gjak, duke zvogëluar rrezikun e sulmeve të ankthit
- Zvogëlon të gjitha problemet që lidhen me hipertension, për shembull, dhimbje koke, ulçerat, problemet e pagjumësinë dhe të muskujve
- Rrit prodhimin e serotoninës, e cila përmirëson humorin dhe u jep një qëndrim pozitiv
- Mbron sistemin imunitar
Përfitimet mendore të meditimit:
- Mendja bëhet e freskët, delikate dhe epastër. Me praktikë të rregullt të meditimit:
- Ulni ankthin
- Rrisni stabilitetin emocional
- Rrisni krijimtarinë
- Zhvilloni intuitën
- Ju merrni qartësi dhe paqen e mendjes
- Meditimi mpreh mendjen, përmirëson përqendrimin dhe ju qetëson
- Meditim ju bën të vetëdijshëm, se qëndrimi juaj i brendshëm përcakton lumturinë tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.