Me rritjen në moshë bëhet gjithmonë e më e vështirë për t’u përqendruar në detyra të caktuara. Shpërqendrimet mund të jenë frustruese, por nuk janë aq këqija sa ne mendojmë.
Në një publikim tek “Trendet e Shkencave Kognitive (njohëse)”, studiues nga Universiteti i Torontos dhe atij të Harvardit sugjerojnë se ka disa përfitime nga fokusimi i reduktuar, sidomos për njerëzit mbi moshën 50-vjeçare.
Pasi studiuan sjelljen dhe provat nga imazhet e skanimit të neuroneve, studiuesit arritën në konkluzionin se shpërqëndrimi i ndihmon të rriturit në zgjidhjen e problemeve dhe mësimin e informacionit të ri.
Njerëzit që kanë kontroll të lartë mbi proceset njohëse, janë në gjendje ta mbajnë vëmendjen të fokusuar dhe të merren vetëm me gjërat që duan të bëjnë, duke injoruar shpërqendrimet. Por ajo që studiuesit zbuluan, ishte se njerëzit me kontroll të reduktuar mbi proceset njohëse e kishin më të lehtë të gjenin zgjidhje kreative të problemeve dhe ishin më të aftë në gjetjen e modeleve të zgjidhjes në botën rreth tyre.
Këto zbulime treguan gjithashtu se të rriturit, më të moshuarit, mund t’i bënin më mirë detyrat që kishin lidhje me zgjidhjen e problemeve sesa të rinjtë, dhe po ashtu, ishin në gjendje të zgjeronin më lehtë vëmendjen e tyre.
Në fund të fundit, njerëzve nuk u duhen nivele të larta të kontrollit të njohjes për gjëra të qenësishme, si p.sh. detyrat e përditshme, si ecja në rrugë apo të mësuarit e një informacion të ri.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.