Konsumimi i vajit të peshkut mund të parandalojë rrezikun nga kanceri i gjirit, mbron nga sulmi në tru, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mendore dhe shfaqjes së sëmundjes së Alzhaimerit, zvogëlimit të stresit, ndihmon në kthimin e vigjilences tek të moshuarit dhe përmireson mirëqenien në përgjithësi.
Omega 3 është i shëndetshëm tek njeriu në shumë mënyra si për shëndetin mendor ashtu edhe shëndetin trupor.
Përmirësues i shëndetit mendor
Acidet e Omega 3 janë përmiresues të fuqisë së trurit për shkak se përmbajne DHA (Acidi Decosahexaenoic) dhe EPA (Acidi eicosapentaenoic). Që të dyja janë vitale për funksionimin e mirë të trurit, prandaj si rezultat fuqia mendore rritet gjë që shpie në përqendrim më të mirë, rritje të krativitetit dhe memorie të përmirësuar.
I mirë për lëkurë të re dhe vibruese
Vaji i peshkut rigjallëron lëkuren e plakur duke shtuar prodhimin e kolagjeneve dhe elastinëve që dhurojnë freski.
Zvogëlon zhvillimin e sëmundjeve mentale
Çrregullimet mentale sikur semundja Alzheimer-it, Parkinson-it, çmenduria, shizofrenia dhe sëmundjet tjera në pacient me sklerozë të shumfishte, mund të zhvillohen nëse truri nuk mund të rregulloj luhatjet e gjendjes mendore sikur emocionet eksreme dhe depresioni. Studime të fundit tregojne se vaji i peshkut parandalon këto sëmundje.
Zvogëlim të rrezikut nga kanceri i gjirit
Acidet yndyrore nga vaji i peshkut ndalojnë mutacionin e qelizave të shëndosha në qeliza kancerogjene, pengojnë zhvillimin e padëshirueshem të qelizave dhe vrasin qelizat kancerogjene egzistuese. Si rezultat parandalohet formimi i tre llojeve të kancereve më të zakonshëm si kanceri gjirit, kanceri zorrës së trashe dhe kanceri prostatës.
Përmirësim të nivelit të kolesterolit dhe parandalim të sulmit në zemër
Acidet yndyrore që gjenden në vajin e peshkut sikur DHA, EPA dhe DPA ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq, LDLs, triglycerides dhe presionit të gjakut. Ato parandalojnë sulmin në zemër duke u kujdesur për zemrën, venat dhe arteriet.
Suplement për nëna shtatzëna
Sipas nje studimi nënat që marrin suplement të vajit te peshkut kane rrezik më të vogel të lindjes se hershme. Ato ndihmojnë në zhvillim të mirë të fetusit (embrionit) dhe parandalojnë problemet e zhvillimit, çrregullimet e sjelljeve dhe ndihmojnë zhvillimin e trurit tek embrioni.
Zvogëlon zhvillimin e sëmundjeve mentale tek fëmijët
Edhe një shembull tjetër i të mirave shëndetesore të acideve Omega 3 është aftesia e tij në sherimin e ADD (Attention Deficit Disorder) apo çrregullim të aftesisë së koncentrimit, ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder) apo çrregullim që karakterizohet me një lloj të përseritshëm të mosvëmendjes apo hiperaktivitetit, dyspraksia (demtim i aftësisë së ekzekutimit të lëvizjeve vullnetare) dhe disleksise , paaftesi që karakterizohet me probleme në lexim, shqiptim, shkrim në të folur dhe në të dëgjuar.
Përmiresues i sistemit imunitar
Përmirësimi i sistemit imunitar është për shkak se se vaji i peshkut nxit prodhimin e serotoninës, hormon ky që i bën njerëzit të lumtur.
Shton qetësinë dhe liron nga stresi
Sipas një hulumtimi acidet yndyror te Omega 3 zvoglojnë stresin dhe hormonin që rezulton në stres të lartë dhe që mund të shkaktojë dëme në trup.
Zvogëlim të dhimbjeve inflamatore
Dhimbjet nga ndezjet (inflamacionet) zvogëlohen me marrjen e suplementeve nga vaji i peshkut apo edhe si ushqim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.