Marrëdhënie

June 19, 2019 | 10:52

Përfitimet pozitive që i sjellin organizmit marrëdhëniet seksuale

Marrëdhëniet seksuale janë të rëndësishme për jetën në çift si dhe sjellin mjaft përfitime pozitive për organizmin.

Seksi rrit prodhimin e qelizave në tru

Në një hulumtim të vitit 2014, Universiteti Maryland dëshmoi se si aktiviteti seksual është i lidhur me një fuqi të rritur të trurit. Sipas një artikulli të publikuar në Daily Mail, seksi rritë prodhimin e neuroneve në hipokampus, aty ku ruhen kujtimet afatgjate.

Përmirëson kujtesën

Nëse po i harroni shpesh çelësat e veturës brenda në shtëpi ose po harroni gjëra të tjera, është koha që të bëni më shumë seks. Seksi jo vetëm që e përmirëson kujtesën afatgjate, por është i dobishëm gjithashtu edhe për ata të cilët vërejnë se kujtesa afatshkurtër është duke iu dëmtuar.

Ju ndihmon që të luftoni depresionin

Seksi nuk mund të zëvendësojë antidepresantët, meditimin apo çfarëdo lloji tjetër trajtimi që përdorni për të luftuar depresionin, por sigurisht që ju ndihmon. Sipas hulumtimeve, seksi ju ndihmon që të luftoni depresionin, për shkak se gjatë aktit seksual lirohen hormone të lumturisë nga dopamina dhe oksitocina, që mundësojnë përmirësim të gjendjes tuaj mentale.

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top