Përveç përfitimeve fizike, gjithnjë e më shumë studime shkencore po demonstrojnë përfitimet emocionale, psikologjike dhe sociale që mund të rezultojnë nga aktiviteti fizik. Raporti i fundit kanadez, i ‘True Sport Report’, nënvizon se “fëmijët që marrin pjesë në sport kanë treguar rezultate më të mira akademike, vetëvlerësim më të madh, më pak probleme në sjellje dhe një përshtatje më të shëndetshme psikologjike”.
Sipas True Sport Report, stërvitja në një moshë të re dhe gjatë viteve të zhvillimit mund të:
- Ndikojë në fiziologjinë e trurit dhe përmirësojë vëmendjen, përpunimin, ruajtjen dhe rikthimin e informacionit tek fëmijët.
- Kontribuojë në relaksim afatshkurtër, kreativitet më të madh, një humor më të mirë dhe aftësi më të mira për zgjidhjen e problemeve.
- Ofron më shumë mundësi për t’u angazhuar në marrëdhënie pozitive me të rriturit, duke ndihmuar kështu në ndërtimin e karakterit të tyre.
- Ndihmon për të kontrolluar emocionet, vlerën e punës në grup dhe sakrificën. E gjithë kjo siguron siguri dhe vetëvlerësim më të madh, i cili gjithashtu mund të parandalojë probleme të tilla si mbipesha, pirja e duhanit ose përdorimi i drogave ilegale.
Ky hulumtim tregon se fëmijët kurrë nuk duhet të përjashtohen nga ushtrimi i sportit, edhe nëse duket se kanë mbetur prapa në zhvillimin fizik ose njohës. Nuk është e nevojshme të jesh një ekspert sportiv për të përfituar fiziologjikisht dhe psikologjikisht. Besimi i një fëmije në vetvete do të rritet thjesht sepse ai luan dhe ndërvepron me shokët e klasës dhe të rriturit.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / benessere-sport.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.