Me siguri se keni dëgjuar se vitamina C është e domosdoshme për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien. Por, a e keni ditur se vitamina C është po ashtu esenciale për një shëndet të mirë të lëkurës?
Vitamina C është një prej antioksidantëve më të mirë dhe i ndalon shkaktarët primarë të plakjes së parakohshme, duke ju mundësuar lëkurë të ndritshme e të mirë.
Më poshtë i gjeni tri përfitimet më të mira që vitamina C i sjell lëkurës.
E bën lëkurën më të ndritshme
Përgjatë kohës, faktorët natyralë shkaktojnë ndryshime strukturore në lëkurë, duke shpirë në pigmentim të pabarabartë. Nga shenjat e plakjes që shkaktohen si pasojë e rrezeve ultravjollcë e deri te hiperpigmentimi, vitamina C i parandalon. Këtë e bën duke i ndalur reaksionet biokimike që shkaktojnë pigmentim të pabarabartë dhe në mënyrë efikase e bën lëkurën më të ndritshme.
Lëkurë më të mirë
Një tjetër përfitim i vitaminës C është se e rinon sipërfaqen e lëkurës. Vitamina C e rritë prodhimin e substancave të cilat e bëjnë lëkurën më të mirë, duke i reduktuar rrudhat dhe problemet tjera.
E mbron lëkurën
Kjo është pjesa ku vetitë antioksiduese të vitaminës C e bëjnë punën më të mirë. Vitamina C ndihmon në kundërshtimin e efekteve të stresit oksidativ dhe të rrezatimeve të lira duke i neutralizuar molekulat dëmtuese. Vitamina C ndër tjerash e forcon edhe sistemin mbrojtës natyral të lëkurës.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.