Mirëqenie

December 8, 2018 | 8:43

Përfitimet që i sjell organizmit konsumimi çdo ditë i bajameve

Bajamet janë fruta të thata që mund të konsumohen në çdo stinë. Për fat të mirë, ato prodhohen edhe në vendin tonë në disa zona të jugut, si në Berat, Korçë, përgjatë rivierës së jugut etj. Përfitimet në organizëm, sikurse për çdo frut të thatë, janë të shumta, ndaj ju ftojmë t’i hidhni një sy listës së mëposhtme.

Parandalon problemet e zemrës. Lëndët flavonide që gjenden tek bajamet kombinuar me vitaminën E reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Konsumi i bajameve mundëson një ulje me 50% të rrezikut nga ataku në zemër.

Kontrollon nivelin e kolesterolit në gjak. Vitamina E tek bajamet është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmtimet dhe parandalon arteriesklerozën.

Ndihmojnë në funksionimin e mirë të trurit. Bajamet përmbajnë riboflavinë dhe L-carnitine, që ndikojnë për të rritur aktivitetin e trurit dhe në rritjen e jetëgjatësisë.

Veprojnë në rritjen e fortësisë të kockave dhe dhëmbëve. Përmbajtja e lartë e fosforit në frutin e bajames ndikon në fortësinë e kockave. Nëse vuani nga osteoporoza, kjo sidomos për gratë pas menopauzës, bëni mirë të konsumoni çdo mëngjes bajame.

Ndihmojnë për të rënë nga pesha. Përmbajta e lartë e fibrave në frutin e bajames ndikon për te mos patur një rritje në peshë. Ata që hanë dy here në javë bajame ulin me 30% mundësinë për të shtuar peshë.

Bajamet ulin  nivelet e larta të sheqerit në gjak. Bajamet nuk përmbajnë niseshte dhe përdoren si miell për përgatitjen e biskotave dhe ëmbëlsirave për diabetikët.

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top