Në pamje të parë ngjajnë më boronicat, por açai është një superfrut që vjen nga Amerika Latine, dhe në fakt Brazili është toka ku rriten palmat e saj. Konsiderohet si një nga superushqimet me një sasi të lartë antioksidantësh natyrale. Një aleat i mirë për të kontrolluar peshën, dhe për të luftuar kolesterolin. Por a i dini të gjitha vlerat e açai?
Lamtumirë plakje– Një minierë e pabesueshme antioksidantësh, açai lufton radikalet e lira dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Fantastik për lëkurën– në Brazil e përdorin si maskë natyrale për lëkurën, pasi prej tyre prodhohet një vaj me veti mjaft hidratuese.
Forcon flokun– Të pasura me zink, luftojnë në maksimum rënien e flokut e forcojnë dhe i japin shkëlqim.
Të duhura për linjat– Lufton efektet negative të ushqimeve me yndyrë dhe përmirëson tretjen.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.