Këshilla & Arsye

September 18, 2019 | 8:50

Përfitimet që i sjell shëndetit fjetja në një dhomë të ftohtë

A keni menduar ndonjëherë për temperaturën më të mirë për të fjetur? Në fakt sipas një studimi shkencor, të flesh në një dhomë të ftohtë është më mirë sesa të shtrihesh në shtrat me nxehtësi të tepërt.

Shumë më mirë nëse flemë me këmbë dhe duar të ngrira, thonë shkencëtarët. Le të zbulojmë se cilat janë arsyet e kësaj deklarate dhe përfitimet e gjumit në temperaturë të ulët.

Gjithmonë zgjidhni të flini në një dhomë të ftohtë

Sipas shkencës ekziston një temperaturë optimale për dhomën e gjumit dhe ajo zbulohet nga Christopher Winter, drejtori mjekësor i Neurologjisë dhe ilaçit të gjumit në Charlottesville. Eksperti shprehet se temperatura e dhomës së gjumit duhet të jetë midis 15 dhe 19 gradë për të siguruar gjumë optimal. Temperaturat mbi 24 dhe nën 12 gradë, mund të ndërpresin gjumin disa herë gjatë natës. Pse?

Për një periudhë prej 24 orësh, temperatura e trupit tonë arrin kulmin e saj dhe zvogëlohet në mënyrë të natyrshme. Temperatura jonë e brendshme është përgjithësisht në maksimumin e saj në orët e para të pasdites dhe kur biem në gjumë trupat tanë ftohen natyrisht. Ta ndihmoni trupin tuaj të arrij më shpejt temperaturën më të ulët mund të nxisë gjumin më të thellë.

Cameron Van den Heuvel, nga Qendra UniSA për Kërkimin e Gjumit, thotë: “Rreth 1-1.5 orë përpara se të flini, trupi fillon të humbasë nxehtësinë dhe kjo shkakton një rritje të ndjenjës së lodhjes tek të rriturit e shëndetshëm. Këto ndryshime fiziologjike ndodhin shumë kohë para se të shkoni në shtrat dhe mund të ndodhin përpara se njerëzit ta realizojnë atë.”

Përfitimet e një dhome të ftohtë

Ka shumë arsye pse të flini në një dhomë të ftohtë mund të sjell dobi për shëndetin tuaj. Këtu janë 4 arsye pse ju duhet të ulni temperaturën e dhomës së gjumit.

  1. Bie shpejt në gjumë

Është matematikë e thjeshtë. Jepini trupit tuaj një mjedis më të rehatshëm për të fjetur dhe do ta bëjë atë më shpejt. Shumë e nxehtë dhe shumë e ftohtë shkaktojnë shumë energji dhe ju e kaloni natën duke u kthyer në shtrat.

  1. Një gjumë më qetësues

Nëse trupi juaj nuk përpiqet të rregullojë veten, do të bini në një gjumë më të thellë dhe më rigjenerues. Sipas një studimi Australian, gjumi në një dhomë të ftohtë zvogëlon pagjumësinë.

  1. Parandalon plakjen

Është treguar se gjumi me një temperaturë që varion nga 15 deri në 19 gradë e lejon trupin të lëshojë më shumë melatonin, një hormon anti-plakje.

  1. Zvogëlon rrezikun e pësimit të disa sëmundjeve metabolike

Sipas një studimi të fundit, gjumi në një dhomë të ftohtë e lejon trupin të djegë më shumë kalori në mëngjes.

Kjo ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjeve metabolike siç është diabeti.

 

 

Burimi / https://ognigiornomagazine.net

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top