Mirëqenie

October 1, 2018 | 12:27

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi çdo ditë i mjaltit me kanellë

Është provuar në mënyrë mjekësorë se mjalti sjell shumë përfitime në shëndetin e njeriut dhe mund të shërojë disa sëmundje të ndryshme.  Por kombinimi i mjaltit dhe kanellës është provuar të jetë shumë efektiv veçanërisht për të luftuar kolesterolin e lartë në gjak, për personat që vuajnë nga diabeti si dhe për lehtësimin e disa viruseve.

Duket e pabesueshme, por thuhet se ky kombinim mund të shërojë pothuajse të gjitha sëmundjet. Më poshtë ju sjellim disa nga përfitimet që sjell përzierja e mjaltit me kanellë.

Sëmundjet e zemrës

Për një zemër të shëndetshme, përgatitni një pastë nga mjaltë dhe kanellë. Vendoseni këtë pastë në bukë (në vend të reçelit) çdo mëngjes. Kjo do të rregullojë nivelin e kolesterolit në arterie duke parandaluar një sulm të mundshëm në zemër.

Artriti

Artriti kronik mund të trajtohet me një përzierje të dy lugëve mjaltë dhe një lugë gjelle kanellë në një gotë me ujë të nxehtë. Pini këtë në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse e konsumoni këtë pije rregullisht, mund të ndihmojë edhe kundër kancerit.

Infeksionet e fshikëzës së tëmthit

Për të hequr qafe bakteret në fshikëzën e tëmthit tuaj, përzieni dy lugë kanellë dhe një lugë gjelle mjaltë në një gotë me ujë të vakët. Piheni atë çdo ditë.

Kolesteroli

Në qoftë se ju rregullisht pini një përzierje të dy lugëve mjaltë dhe tri lugëve kanellë në një filxhan të madh çaj, niveli juaj i kolesterolit do të ulet me 10% në vetëm 2 orë.

Ftohja dhe gripi

Në rast se jeni ftohur merrni 1 lugë gjelle mjaltë me ¼ lugë kanellë tre ditë me radhë. Do të shëroheni nga virusi, ftohja, kolla kronike si dhe problemet eventuale me rrugët e frymëmarrjes. Mjalti përmban përbërësit natyral që shkatërrojnë viruset dhe ju mbrojnë nga gripi.

Dhimbje stomaku

Nëse konsumoni rregullisht mjaltë me kanellë, jo vetëm që do të eliminoni dhimbjet e barkut, por ju gjithashtu mund të kuroni edhe ulcerat në stomak.

Sistemi imunitar

Konsumi i rregullt i mjaltit dhe pluhurit të kanellës gjithashtu përmirëson imunitetin tuaj dhe mbron organizmin nga bakteret dhe viruset.

Humbje peshe

Humbja e peshës mund të stimulohet duke konsumuar një gotë me ujë të zier me mjaltë dhe kanellë në stomak bosh çdo mëngjes.

Aroma e keqe e gojës

Nëse ju doni të ruani frymëmarrjen të freskët gjatë gjithë ditës, shpëlani gojën me një përzierje me ujë të nxehtë, një lugë gjelle mjaltë dhe kanellë çdo ditë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top