Mirëqenie

December 10, 2018 | 10:22

Përfitimet që i sjell shëndetit konsumimi i bananeve jeshile

Konsumimi i bananes së gjelbër mund të tingëllojë i çuditshëm për shumë njerëz, por ka një numër përfitimesh shëndetësore që lidhen me këto fruta të papjekura, të cilat mund t’ju habisin.

Bananet e gjelbra janë të larta në protopektin, që konverton niseshtenë në fibra të tretshme. Bananet e verdha janë më të ulëta në këtë lloj të veçantë të niseshtesë rezistente, gjë që i bën ato të treten më lehtë nga trupi. Ndërsa është krejtësisht e sigurt se arsyeja pse njerëzit zgjedhin bananen tradicionale lidhet me shijen që kanë bananet jeshile. Këto të fundit kanë një përmbajtje të lartë të niseshtesë rezistente dhe acide yndyrore, si dhe nivele të ngjashme të vitaminave dhe mineraleve kryesore që gjenden te bananet e verdha. Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore që lidhen me bananen e gjelbër përfshijnë aftësinë e tyre për të rritur absorbimin e lëndëve ushqyese, përmirësimin e tretjes, ndihmën në humbjen e peshës, presionin e ulët të gjakut, rritjen e metabolizmit dhe nivelet e rregullta të sheqerit në gjak.

Absorbimi i lëndës ushqyese

Bananet e gjelbra mund të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm në sajë të acideve yndyrore që gjenden në to. Hulumtimet kanë zbuluar se ky lloj i acidit yndyror mund të përmirësojë aftësinë e trupit tuaj për të absorbuar lëndë ushqyese, veçanërisht kalcium.

Rregullon presionin e gjakut

Ashtu si me bananet normale të verdha, bananet jeshile janë shumë të larta në përmbajtjen e kaliumit, e cila është një mineral esencial për trupin. Kaliumi mund të ulë tensionin dhe tendosjen e enëve tw gjakut dhe arteries. Kjo ulje e tensionit të gjakut mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve si arteroskleroza, sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Ndihmon në tretje

Megjithëse niveli i lartë i niseshtesë rezistente i bën ato paksa më të vështira të treten, ka një sasi të mirë të fibrave, që mund të balancojë nivelet tuaja bakteriale në zorrë, duke parandaluar kapsllëkun kur hahet me moderim.

Nxit metabolizmin

Ushqyesit që gjenden në banane të gjelbra mund të ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit duke siguruar një bazë të qëndrueshme, komplekse të karbohidrateve për energji. Në vend të karbohidrateve të thjeshta, këto fruta mund të shpejtojnë procesin e djegieve të kalorive në trup.

Kontrollon diabetin

Vitamina B6 gjendet në nivele të larta tek bananet e gjelbra dhe kjo vitaminë e veçantë është e njohur për të ndihmuar rregullimin e kontrollit të sheqerit në gjak.

Rregullon nivelet e kolesterolit

Fibra dietetike e gjetur në këto banane është e njohur për të rregulluar kolesterolin e tepërt, duke e hequr atë nga arteriet dhe enët e gjakut, të cilat mund të ulin rrezikun e arterosklerozës dhe të sulmeve të zemrës, si dhe të sëmundjeve koronare të zemrës.

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top