Mirëqenie

May 11, 2019 | 8:18

Përfitimet që i sjell shëndetit pastrimi dhe larja

Mundohuni të mendoni kur prindërit tuaj ju detyruan të pastronit dhomën tuaj kur ishit të vegjël: në atë kohë dukej sikur ju shkaktuan një dënim të tmerrshëm, madje dhe sot pastrimi i brendshëm qëndron shumë larg nga afera e këndshme. Por pasi të lexoni përfitimet e pastrimit ndoshta ju menjëherë do të merrni fshesën dhe leckën për të bërë një larje të gjithë shtëpisë.

Një studim i ri thotë se larja e enëve, hapja dhe palosja e rrobave zgjat jetën. Ja përfitimet e pastrimit…

Ju nuk duhet ta lodhni veten në palestër për të trajnuar trupin tuaj dhe për të rritur hapësirën tuaj të jetës. Sipas një studimi të ri amerikan bërja e aktiviteteve të lehta si p.sh. palosja e rrobave, pastrimi i dyshemesë dhe larja e enëve mund t’ju bëjë të jetoni më gjatë. Dhe përfitimet e pastrimit duket se nuk mbarojnë me kaq.

Hulumtimi përfshiu 6,000 pjesëmarrës, të gjitha gra, të moshës 63-99 vjeç. Shkencëtarët mblodhën të dhëna për veprimtarinë e tyre të përditshme fizike dhe pastaj monitoruan shëndetin e tyre për 3 vjet. Sipas rezultateve, gratë që kaluan rreth 30 minuta në aktivitete të lehta fizike, siç janë hapja dhe palosja e rrobave, kanë një mundësi 88% për të jetuar më gjatë se ato që qëndronin ulur në shtrat. Studiuesit raportuan se rezultatet ishin të ngjashme për gratë e çdo moshe, kulture dhe peshe.

“Të bësh diçka është më mirë se të mos bësh asgjë”, thotë kreu i grupit të shkencëtarëve që kanë mbështetur këtë hulumtim, të cilët theksojnë gjithashtu se, edhe pse studimi përqendrohet tek gratë e moshuara, ai vlen edhe për moshat e reja. Është e domosdoshme të mësosh se si të zhvillosh zakone të shëndetshme që nga mosha e hershme, pasi do të jetë më e lehtë për t’i mbajtur ato përjetë.

Larja e enëve është gjithashtu një anti-stres i përsosur

Ka shumë studime që konfirmojnë lidhjen midis niveleve të larta të stresit dhe cilësisë së jetës. Pra, këtu është një arsye tjetër për të filluar të bësh të paktën disa punë shtëpie.

Njerëzit që lajnë enët me kujdes (përqendrohen në procesin, erë e detergjentit dhe ndjejnë temperaturën e ujit) janë në gjendje të rrisin frymëzimin e tyre me 25% dhe të ulin nivelin e ankthit me 27%.

 

 

Burimi / ognigiornomagazine.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top