Hithra, një ndër bimët medicinale që është përdorur ndër shekuj, vazhdon edhe sot të njihet për vetitë e saj kuruese. Ndonëse shumë mund ta konsiderojnë si një bar të keq që rritet vend e pa vend, gjyshet gjithmonë kanë gatuar byrekët më të shijshëm më hithra e lakra të egra, e kanë krijuar jo pak ilaçe popullore. Ajo cilësohet si mbretëresha e bimëve kuruese. Por në cilat raste shqetësuese mund ta përdorim hithrën?
– Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.
– Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve. Hithra gjithashtu rekomandohet dhe për flokët e yndyrshëm.
– Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon në rritjen e vitalitet tek meshkujt.
Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diarreja të kalojë shpejt dhe lehtë.
– Hithra hidraton lëkurat e thata. Zieni disa gjethe hithra dhe bëni kompresa me ujin e ftohur pasi hithra ka lëshuar “vetitë” e saj çudibërëse. Ajo që duhet të bëni është thjesht të zieni hithrat në ujë të valuar e ta pini këtë të fundit .
– Megjithatë në rastet kur merrni medikamente të caktuara, si për shembull diabetin duhet të konsultoheni me mjekun për të mësuar efektet anësore të padëshirueshme.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.