Magnezi është tejet i rëndësishëm për trupin tonë, pasi përfshihet në më shumë se 300 reaksione biokimike dhe është esencial për prodhimin e energjisë qelizore. Veç kësaj, ky mineral është komponent bazë për materialet e eshtrave, për ADN-në, është vital për rregullimin e sheqerit në gjak, funksionin nervor, etj.
Ekspertë të shumtë shëndetësorë e quajnë magnezin “mineral i mrekullive”, dhe këto janë disa prej përfitimeve shëndetësore që merrni nëse e konsumoni rregullisht.
Magnezi promovon komunikimin qelizor
Në mënyrë që ta mirëmbajmë shëndetin, qelizat trupore duhet të komunikojnë me qelizat përreth, ndërkaq magnezi është i domosdoshëm për këtë proces.
Relakson muskujt
Magnezi është relaksuesi më i fuqishëm natyral i muskujve që ekziston dhe shpeshherë përdoret nga doktorët për trajtimin e kapsllëkut para ndërhyrjeve kirurgjike, te femrat para lindjes, etj.
Mpreh trurin
Magnezi luan rol esencial edhe në funksionet në zonat e shëndetit të trurit dhe kognitivitetit. Magnezi relakson muskujt, gjë e cila mundëson qarkullimin e gjakut në tru, zvogëlon nivelet e kortizolit, forcon aftësitë kognitive, aftësitë e mësimit dhe memorien.
Magnezi normalizon gjumin
Magnezi ndikon në melatoninë, hormon i cili rregullon gjumin.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.