Mirëqenie

March 2, 2019 | 9:10

Përfitimet që i sjellin shëndetit rrezet e diellit

Përveç se shfaqja e diellit na shërben si arsyetim për të fshirë pluhurin nga rrobat e pranverës, është gjithashtu shumë i mirë për shëndetin – qoftë atë mendor apo fizik. Një studim i fundit ka zbuluar se mos ekspozimi adekuat në diell shkakton shumë rreziqe shëndetësore, njësoj me ato që shkaktohen nga pirja e duhanit, mbipesha apo qëndrimi ulur për kohë të gjata.

Ndërkaq, hulumtimet e tjera i kanë dhënë meritë ekspozimit të diellit për përmirësimin e procesit të plakjes dhe shëndetit kardiovaskular. Megjithatë, rrezet e diellit na sjellin edhe shumë përfitime tjera shëndetësore, disa prej të cilave i gjeni më poshtë.

Përmirëson disponimin dhe përqendrimin

Ekspertët shëndetësorë thonë se ekspozimi në diell shpeshherë përdoret si lloj terapie për t’i rritur nivelet e serotoninës dhe për ta rritur disponimin. Njohur ndryshe si hormoni i lumturisë, serotonina mund t’ju ndihmojë të jeni më të qetë dhe më të vëmendshëm.

Përmirëson gjumin

Jeni duke fjetur më mirë së fundmi? Atëherë jepjani meritat rrezeve të diellit! Kjo pasi ekspozimi natyral në diell mban të shëndetshëm ritmin tonë cirkadian dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Ndihmon kockat

Vitamina D është e domosdoshme për një shëndet të mirë të kockave, ndërkaq mungesa e saj ndërlidhet me shkaktimin e sëmundjeve të ndryshme, si osteoporoza. Sipas OBSH-së, 5-15 minuta qëndrim në diell mjaftojnë për t’i gëzuar të gjitha përfitimet e vitaminës D.

Ndihmon në humbjen e peshës

Jeni duke u përpjekur t’i humbni disa kilogramë? Atëherë dilni në diell! Hulumtimet zbulojnë se ekspozimi në diell gjatë orëve të mëngjesit ndihmon në djegien e yndyrës së trupit.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top