Vlerat ushqyese të peshkut njihen prej shumë kohësh dhe madje kohë më parë nënat i jepnin fëmijëve vaj merluci për të forcuar sistemin imunitar si edhe për të parandaluar disa sëmundje të fëmijërisë.
Cilat janë të mirat që përfiton fëmija nga përdorimi i peshkut?
Por një studim i ri tregon se nëse fëmijëve u jepet rregullisht, peshku përmirëson inteligjencën dhe cilësinë e gjumit tek fëmija. Por gjithashtu peshku është një prej ushqimeve që përmbajnë sasinë më të madhe të fosforit dhe është i rëndësishëm për parandalimin e sëmundjeve në rast obeziteti. Peshku si salmon, trofta, sardelet janë shumë të mira edhe për të zhvilluar memorien e fëmijës. Fëmijët që konsumojnë peshkun shpesh i ndihmon ata të përmirësojnë me mire zhvillimin e trurit dhe cilësinë e gjumit. Ky është konkluzioni i arritur nga një studim i kryer nga Universiteti i Pensilvanisë (SHBA) i botuar në revistën shkencore “Scientific Reports”.
Si ndikon konkretisht ushqyerja me peshk?
Studiuesit thonë se fëmijët që hanë peshk të paktën një herë në javë kanë tendencë për të fjetur më mirë dhe të ketë një inteligjencë 4.8 herë më të lartë në krahasim me fëmijët të cilët nuk e konsumojnë këtë ushqim kurrë.
Eksperiment në inteligjencë
Studiuesit kërkuan një grup prej 541 fëmijësh kinezë nga mosha 9 deri 11 vjeçare: 46% vajza dhe 54% djem. Pjesëmarrësve u kërkua të plotësonin një pyetësor duke treguar gjithashtu se sa shpesh hanin peshk.
Ata gjithashtu iu nënshtruan një prove për të matur inteligjencën. Prindërit e tyre, u pyetën në lidhje mbi cilësinë e gjumit të fëmijëve.
Më shumë peshk , më pak probleme
Gjithashtu doli nga rezultatet që peshqit i ndihmojnë fëmijët në përmirësimin e jetës. Inteligjenca e fëmijëve që u morën në studim ishte 3.3 pikë më e lartë se fëmijët që nuk hanë kurrë. Gjithashtu është parë se konsumi i tyre ka një efekt të mirë për cilësinë e gjumit.
Për ta ditur!
Peshku është i pasur me acide yndyrore Omega 3 dhe substanca që mbrojnë sytë dhe lëkurën. Gjithashtu përmirëson aftësitë njohëse dhe shëndetin kardiovaskular.
Burimi / www.pernenat.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.