Në fokus

November 18, 2019 | 8:55

Përfitimet që merr nëna dhe foshnja gjatë ushqyerjes me gji

Çdo nënë vendos se gjatë duhet ta ushqejë foshnjën me gji. Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon që foshnjat të ushqehen vetëm me gji deri në 6 muaj dhe pastaj të vazhdojnë ta bëjnë atë deri në 2 vjet ose më shumë, së bashku me ushqime të tjera. Sigurisht që ka shumë përfitime shëndetësore që vijnë së bashku me këtë proces, si për fëmijët ashtu edhe për nënat e tyre!

Ja përfitimet që merr fëmija nga ushqyerja me gji:

  1. Shëndet më i mirë dhe sistem imunitar më i fortë
  2. Efekte pozitive në funksionimin dhe sjelljen e trurit
  3. Mikrobioma e shëndetshme e zorrëve
  4. Modelet më të mira të gjumit
  5. Ushqim i ekuilibruar
  6. Lidhja më e fortë me nënën

Përfitimet që merr nëna:

Ushqyerja me gji mund të ketë efekte pozitive jo vetëm tek foshnjat, por edhe tek nënat!

– Nëse ushqyerja me gji vazhdon të paktën 6 muaj, mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

– Një studim ka treguar që nënat që ushqejnë me gji më shumë se 12 muaj kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.

– Ushqyerja me gji shoqërohet me kocka më të forta.

– Ushqyerja me gji për më shumë se 12 muaj ka qenë e lidhur me një rrezik të zvogëluar të artritit reumatoid.

– Ushqyerja me mund të ketë efekte kontraceptive.

– Ushqyerja me gji shoqërohet me një rrezik më të ulët të kancerit të vezores.

– Ushqyerja me gji shoqërohet me ulje të rrezikut për t’u prekur nga diabeti tip 2.

 

 

Burimi / https://brightside.me

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top