Mirëqenie

March 22, 2019 | 9:25

Përfitimet që merr organizmi nëse konsumoni çdo ditë panxhar

Panxhari është një zhardhok të cilit i janë thurur shumë lavde për shkak të vlerave fantastike që ofron për shëndetin e njeriut. Në praktikë, kjo perime e nëntokës merr prej saj vlerat dhe ushqyesit më të mirë e të rëndësishëm për organizmin. Kjo perime duhet konsumuar rregullisht që të përmirësojnë funksionimin e trupit.

Në këtë artikull do të zbuloni përfitimet që do të marrë organizmi nëse hani panxhar çdo ditë.

Performancë më e mirë fizike

Studimet kanë konfirmuar se lëngu i panxharit përmirëson forcën e njeriut gjatë aktivitetit fizik dhe i jep atij më shumë energji. Ky lëng duhet pirë 90 minuta përpara aktivitetit fizik ndërkohë që efekti i tij jepet 2-3 orë pas tretjes.

Peshë më e shëndetshme

Njerëzit që hanë më shumë panxhar ose pijnë lëngun e tij rregullisht kanë tendencën të bëjnë zgjedhje më të mençura ushqimore. Falë tyre, por edhe vlerave të rëndësishme që ofron panxhari, ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore bëhet më e lehtë.

Tensioni i ulët i gjakut

Panxhari është një perime shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut dhe konsiderohet si një trajtim alternativ mjekësor ndaj hipertensionit. Ai rekomandohet të konsumohet rregullisht si një kurë e rëndësishme kundër tensionit të lartë.

Qarkullimi i gjakut

Panxhari ka tendencën të hapë enët e gjakut dhe të përmirësojë qarkullimin e tij. Ky efekt vërehet kur panxhari konsumohet rregullisht i gatuar ose në formën e lëngut.

Tretje më e mirë

Panxhari është shumë i pasur me fibër. Një racion me panxhar ofron 3.8 gramë fibra ose 15% të dozës së rekomanduar ditore. Fibra është e mrekullueshme për sistemin tretës.

Gjumë më i mirë

Përbërësit aktivë të panxharit përmirësojnë shumë funksione të trurit përfshirë: aftësitë e të nxënit, kujtesën, transmetimin e impulseve nervore dhe zbutjen e inflamacionit kronik. Për më tepër, këto substanca aktive janë domethënëse për përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Kujdes

Lëngu i panxharit është shumë i fuqishëm dhe nëse e teproni mund të shkaktojë kaos në sistemin tretës. Konsumi i tepruar i lëngut të panxharit shkakton akumulimin e metaleve si hekuri, magnezi dhe fosfori në mëlçi.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top