Këshilla & Arsye

October 28, 2019 | 8:28

Përfitimet që merr organizmi nga konsumimi i farave të linit

Mund të duket e habitshme sesi këto fara kaq të vogla kanë marrë një “status” si super ushqim, për shkak të përfitimeve të shumta që ofrojnë për shëndetin tonë.

Gjithçka që duhet të dini për farat e linit:

  1. Farat e linit janë shumë të pasura me acide yndyrore omega 3

Omega 3 është njohur gjithmonë për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe efektet antiinflamatore. Gjithashtu ul rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe të osteoporozës, apo thyerjes së kockave.

  1. Ato përmbajnë gjithashtu fibra, proteina etj

Dy lugë fara lini përmbajnë 6 gramë fibra, që është sa një e katërta e sasisë së rekomanduar ditore, 4-5 gramë proteina dhe sigurojnë 10-20% të nevojave ditore për magnez, fosfor dhe tiaminë. Këto lëndë ndihmojnë në përmirësimin e gjumit, prodhimin e kolagjenit dhe përmirësojnë shëndetin e kockave e lëkurës.

  1. Kanë sasi të larta antioksidantësh

Fara e linit janë një burim kryesor i antioksidantëve veçanërisht ato të quajtura polifenole. Këto antioksidantë mendohet se na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri, si dhe nga stresi oksidues që dëmton qelizat, që do të thotë se mund të na mbrojnë nga plakja e parakohshme dhe sëmundjet neurodegjeneruese (si Alzheimer dhe Parkinson).

  1. Mbrojnë zemrën

Farat e linit ulin presionin e gjakut, kolesterolin e keq dhe parandalojnë atakun në zemër.

  1. Përmirësojnë tretjen

Fibrat që përmbajnë farat e linit zbutin jashtëqitjen, duke e bërë më të lehtë kalimin e saj të traktin tretës dhe eliminimin e saj.

  1. Farat e linit mund të ulin rrezikun e kancerit

Përbërësit e gjendur në farat e linit nuk lejojnë rritjen dhe zhvillimin e qelizave kancerogjene. Kështu ato parandalojnë rrezikun tek individët e shëndetshëm dhe ulin ritmin e zhvillimit tek personat e prekur.

  1. Ju ndihmojnë për të humbur peshë

Një nga llojet e fibrave që përmbajnë farat e linit jep ndjesinë e ngopjes më shpejt dhe për një kohë më të gjatë, kështu ju nuk do të ndjeni uri dhe do të pakësoni sasinë e ushqimit që hani nëse keni nevojë të rrëzoni disa kilogramë.

  1. Përmirëson simptomat e paramenopauzës

Disa studime kanë treguar se konsumi i farave të linit, për shembull 20 gramëve në ditë, ndihmon gratë që janë para menopauzës për të ulur ndjesinë e nxehtësisë, vapës, apo skuqjes.

Është mirë që në shtëpinë tuaj, farat e linit t’i ruani në një vend të errët.

 

 

Burimi / https://www.pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top