Mirëqenie

June 11, 2019 | 9:49

Përfitimet që merr shëndeti nga konsumimi i qepëve të njoma

Qepët e njoma janë shumë të ushqyeshme dhe të pasura me vitamina dhe minerale të cilat ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve. Ato janë edhe burim i mirë i vitaminave A, K dhe C, ndërkohë mineralet përmbajnë mjaft fosfor, kalium dhe kalcium. Për shkak të përmbajtjes anti-baktere mbrojnë trupin nga to dhe përmirësojnë tretjen. Ja cilat janë dobitë e konsumimit të qepëve të njoma:

Ruajnë zemrën

Qepët e reja janë me plot anti-oksidues, që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat në inde. Po ashtu, përmbajnë mjaft vitaminë C, që ndihmon në tensionin e gjakut për të qëndruar në kufijtë e lejuar të normales dhe mbron nga paraqitja e sëmundjeve të zemrës.

Mbron shikimin

Qepët e njoma mbrojnë nga problemet e syve, ndërsa prania e vitaminës A ul rrezikun nga paraqitja e degjenerimit të makulës.

Forcon eshtrat dhe imunitetin

Vitaminat C dhe K në qepët e reja mbrojnë dhe forcojnë eshtrat. Ato përmirësojnë prodhimin e kolagjenit dhe ruajnë dendësinë e eshtrave. Një qepë e njomë përmban rreth 20 mikrogramë vitaminë K dhe 1,6 mikrogramë vitaminë C, që është 22% e dozës së rekomanduar ditore të këtyre vitaminave, të cilat përmirësojnë shëndetin e eshtrave.

Zvogëlon kolesterolin

Qepët e reja përmbajnë substanca të shumta që ulin kolesterolin e keq në gjak. Pjesa e tij e gjelbër është shumë e shëndetshme dhe përveç se ndihmon në uljen e kolesterolit ndihmon edhe për kthimin në nivele normale të sheqerit në gjak.

Është i mirë për lëkurën

Qepët e reja ndihmojnë organizmin që të prodhojë sasi më të mëdha të kolagjenit dhe ta ripërtërijë. Kolagjeni është i domosdoshëm që lëkura të mbetet e bukur.

 

 

Burimi / bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top