Mirëqenie

March 8, 2019 | 8:40

Përfitimet që merr trupi juaj nëse konsumoni çdo ditë një lugë kanelle dhe mjaltë

Kanella dhe mjalti, të kombinuara së bashku janë përdorur për shekuj me radhë në mjekësi. Është treguar se dy barnat natyrore reagojnë së bashku, duke formuar përbërje të reja që mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin. Ja se si funksionon:

Sëmundjet e zemrës

Bëni një paste me mjaltë dhe pluhur kanelle, të përhapur në bukë çdo mëngjes dhe hajeni atë rregullisht si pjesë të mëngjesit. Kjo do të zvogëlojë kolesterolin në arterie dhe mund të ndihmojë personin për të ulur rrezikun e sulmit në zemër. Përdorimi i rregullt i këtyre substancave ndihmon në mbajtjen e frymëmarrjes së shëndetshme dhe forcimin e lëvizjes muskulare dhe ritmike të zemrës.

Artrit

Pacientët me artritit mund të pinë një gotë me ujë të nxehtë çdo ditë, mëngjes dhe mbrëmje, me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle. Nëse merret rregullisht artriti kronik përmirësohet.

Përmirëson tretjen dhe lufton aciditetin

Një filxhan me ujë të ngrohtë me një lugë mjaltë dhe kanellë, mundësisht 20 minuta para drekës ndihmon në reduktimin e aciditetit dhe gjithashtu në tretjen e ushqimeve të rënda.

Gripi dhe ftohjet

Një shkencëtar në Spanjë ka treguar se mjalti përmban një përbërës natyral që eliminon mikrobet e gripit dhe mbron pacientët nga të ftohtit.

Jetëgjatësi

Çaji i bërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, nëse konsumohet rregullisht zvogëlon dëmet e shkaktuara nga plakja e indeve. Merrni katër lugë mjaltë, një lugë pluhur kanelle dhe tre gota me ujë të valë për të bërë një çaj. Pini 1/4  e një filxhani, 3-4 herë në ditë. E mban lëkurën të freskët dhe zvogëlon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe plakja e indeve, duke zgjatur periudhën e vitalitetit.

Fyt i qetë

Vetitë e saj antibiotike dhe anti-inflamatore ndihmojnë në trajtimin e faringut, amigdalës, afonisë, disfonisë etj. Vendosni një lugë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni në gllënjka të vogla duke bërë gargarë.

Infeksionet e fshikëzës

Merrni dy lugë pluhur kanelle dhe një lugë gjelle mjaltë; vendoseni në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni normalisht. Ju do të shkatërroni mikrobet në fshikëz.

Kolesteroli

Dy lugë mjaltë dhe tre lugë çaji pluhur kanelle përzier në 400 ml ujë. Çaji i jepet pacientit me nivele të larta kolesteroli, ky trajtim ul me 10% nivelet e kolesterolit në gjak në dy orët e para.

Stomaku

Mjalti me kanellë ndihmon gjithashtu për të trajtuar ulcerat e stomakut.

Gazrat

Studimet e kryera në Indi dhe Japoni tregojnë se mjalti dhe kanella zvogëlojnë gazrat në sistemin e tretjes.

Sistemi imunitar

Përdorimi i përditshëm i mjaltit dhe pluhurit të kanellës përforcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga bakteret dhe viruset. Dijetarët kanë gjetur në mjaltë lloje të ndryshme të vitaminave dhe hekurit. Përdorimi konstant i mjaltit përforcon qelizat e bardha të gjakut dhe mbron nga sëmundjet.

Infeksionet e lëkurës

Aplikimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në sasi të barabarta në pjesët e prekura ndihmon në shërimin e ekzemës dhe të gjitha llojet e infeksioneve të lëkurës.

 

 

Burimi / benesserefeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top