Mirëqenie

January 21, 2020 | 11:15

Përfitimet që merr trupi nëse hiqni dorë nga konsumi i bukës së bardhë

Buka është një ushqim i preferuar për shumë, pa të nuk mund të imagjinohet dita. Por, gjithashtu, kjo ‘bombë’ vjen në forma të ndryshme, disa prej të cilave janë të dëmshme për trupin dhe linjën tonë, ndërsa të tjerët meritojnë vetëm fjalë lavdërimi.

Zbuloni se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse eliminoni plotësisht bukën e bardhë nga dieta juaj:

  1. Do të humbni peshë të shkaktuar nga uji

Buka është plot me karbohidrate dhe largimi i tyre nga zakonet tuaja të ngrënies duket pothuajse menjëherë në trupin tuaj në formën e humbjes së peshës. Në të vërtetë kjo nuk ka të bëjë me humbjen e peshës, por bëhet fjalë për humbjen e ujit që grumbullohet në trupin tuaj. Trupi ruan karbohidratet në formën e glikogjenit, një acid laktik që mbledh ujë. Çdo gram karbohidrat i ruajtur në trup, ruan dhe lidh tre deri në katër herë më shumë ujë sesa pesha e tij në trup.

  1. Ju nuk do të ndjeni më uri gjatë gjithë kohës

Karbohidratet e përpunuara, siç është buka e bardhë, bëjnë që trupi të konsumojë më shumë ushqim dhe të rritet sheqeri në gjak, i cili më pas bie shumë shpejt. Këto ndryshime dërgojnë sinjale të paqarta që rrisin urinë. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të eliminoni plotësisht bukën nga dieta juaj, por të zëvendësoni kaloritë boshe dhe bukën e bardhë me ato të bëra nga drithëra të plota që rregullojnë dhe ekuilibrojnë sheqerin në gjak.

  1. Energjia juaj do të rritet dhe tretja do të përmirësohet

Ndryshe nga buka integrale ose e zezë, buka e bardhë nuk përmban fibra, të cilat janë shumë të domosdoshme për funksionimin normal të zorrëve dhe tretjes. Ushqime të tilla shkaktojnë kapsllëk dhe probleme të tretjes. Pasi të largoni bukën e bardhë nga menyja dhe të përfshini drithëra të plota në dietën tuaj ditore, tretja fillon funksionimin normal.

 

 

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top