Debatet për të mirat dhe të këqijat e të qenit vegjetarian duket se do të jenë të përjetshme. Megjithatë, ekspertët shëndetësorë kësaj radhe janë përqendruar vetëm pas të mirave që sjell shmangia e mishit.
Më poshtë jepen disa prej përfitimeve që merr trupi kur nuk hani mish.
Do të humbni peshë
Njerëzit që heqin dorë nga mishi mund të humbin deri në 5 kilogramë. Veç kësaj, ata nuk kanë nevojë të numërojnë kalori apo ta rrisin aktivitetin fizik. Dieta me fruta dhe perime përshtatet me çdo gjë.
Numri i baktereve të mira në zorrë rritet
Flora e zorrëve të njerëzve që hanë mish dallon nga ajo e vegjetarianëve. Të dhënat tregojnë se njerëzit që hanë vetëm perime kanë më shumë baktere të mira. Por, i merr kohë florës së zorrës që ta ri-organizojë dhe përmirësojë veten. Fillimisht, ju mund të përjetoni fryrje barku dhe luhatje të shumta sepse zorrët dhe pankreasi janë duke u adaptuar në një dietë të bazuar në fruta dhe perime.
Lëkura duket më e shëndetshme
Shumë vegjetarianë vërejnë gjithashtu se lëkura e tyre përmirësohet – aknet dhe pikat e zeza zhduken. Shkencëtarët thonë se nëse e zëvendësoni mishin me fruta dhe perime, të gjitha toksinat largohen nga trupi, një detoks i tillë ndikon në lëkurë në mënyrë të mirë.
Keni më shumë energji
Një prej karakteristikave më të rëndësishme që njerëzit vërejnë pasi ndalojnë së konsumuari mish është se ndihen më pak të lodhur gjatë ditës.
Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare zvogëlohet
Lidhja mes mishit të kuq dhe sëmundjeve kardiovaskulare është zbuluar shumë herët. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se përbërësit në mish të kuq nxisin reaksione kimike të cilat në mënyrë negative ndikojnë në zemrën tonë. Është gjithashtu interesant fakti se vegjetarianët kanë rrezik më të ulët të hipertensionit, diabetit dhe kancerit në stomak.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.