Mirëqenie

February 14, 2018 | 12:52

Përfitimet që merr trupi nga konsumimi i lëkurës së mollës

Hipertensioni konsiderohet një “sëmundje e heshtur”. Ai sulmon shumë njerëz në ditët e sotme për shkak të stresit, dietës së dobët dhe pirjes së duhanit. Disa nga simptomat më të zakonshme janë të vjellat, dhimbje të forta koke, marrje mendsh dhe probleme me shikimin.

Nëse keni një ose më shumë simptoma, vizitoni mjekun tuaj për diagnozë ose trajtim. Megjithatë, ju keni edhe zgjidhjet natyrale si një alternativë, ku një ndër to janë dhë mollët.

Molla posedon aftësinë për të ulur presionin arterial sepse përmban flavonoide. Lëkura e mollës mund të ndihmojë rregullimin e hormoneve të lidhura me presionin tuaj të gjakut. Gjithashtu parandalon vasokonstruktimin që mund të sulmojë enët e gjakut.

Përbërësit e tjerë natyrorë që mund t’ju ndihmojnë kundër hipertensionit përfshijnë ekstraktin e lëkurës së mollës, qumështin dhe çajin e gjelbër.

Këtu janë disa përfitime të tjera që ju mund të merrni nga konsumimi i lëkurës së mollës:

-Detoksifikon mëlçinë tuaj

-Ul nivelin e kolesterolit të keq

-Është plot me pektin kështu që do t’ju ndihmojë të parandaloni hipergliceminë.

-Është e pasur me vitaminë B12 kështu që do t’ju ndihmojë kundër pagjumësisë.

-Ul ethet

-Lufton kapsllëkun dhe diarren

-Stimulon prodhimin e lëngjeve të stomakut, kështu që sulmon ulçerën dhe gastritin.

-Lëkura e mollës është e pasur me fosfor, në këtë mënyrë ajo sulmon problemet me kujtesën.

Konsumojeni lëkurën e mollës, të pjekur ose të papërpunuar, në lëngje, sallata ose si pure. Ajo nuk ka efekte anësore pra përdoreni sa më shumë që të dëshironi!

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top