Një terapist amerikan i familjes, Virginia Satir pohoi se na duhen 4 përqafime në ditë për mbijetesë, 8 përqafime në ditë për mirëqenie dhe 12 përqafime në ditë për rritje. Përqafimet duket se janë një mënyrë universale për të treguar ngazëllimin, dashurinë, lumturinë dhe madje trishtimin ndaj dikujt.
Si rezultat, jo vetëm që duhet të falënderojmë për përqafimin që dikush na jep, por edhe për një mori përfitimesh që lidhen me shëndetin tonë fizik dhe psikologjik.
- Përqafimet kontribuojnë në një sistem imunitar më të mirë.
- Përmirësojnë sistemin nervor.
- Promovojnë presion më të mirë të gjakut.
- Ju bëjnë të ndjeheni më të lumtur.
- Zvogëlojnë dhimbjen.
- Lehtësojnë ndjenjat e lodhjes.
- Zvogëlojnë ankthin shoqëror.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.