Mirëqenie

October 21, 2019 | 13:18

Përfitimet që merr trupi nga pija me qumështin e arrës së kokosit dhe shafranin e Indisë

Përgatitur prej shekujsh në mjekësinë tradicionale indiane, kombinimi i qumështit të arrës së kokosit dhe shafranit të Indisë ofron shumë përfitime shëndetësore, si dhe është një pije mjaft e shijshme.

I njohur ndryshe edhe me emrin “qumësht i artë”, kjo pije e bërë nga qumështi i arrës së kokosit dhe shafrani i Indisë tashmë është e përhapur në të gjithë botën, dhe ka shumë variacione si ajo që përfshin shtimin e xhenxhefilit dhe kanellës.

Përbërësi kryesor i kësaj pije është padyshim shafran i Indisë, një erëz e përdorur gjerësisht në kuzhinën aziatike. Curcuma, një përbërës që gjendet tek shafrani i Indisë, ka veti anti-inflamatore, antioksiduese dhe antikancerogjene. Shafran i Indisë ofron më shumë se 150 veti terapeutike, duke filluar nga aftësia për të lehtësuar irritimin në atë të forcimit të sistemit imunitar dhe parandalimit të sëmundjeve të shumta shëndetësore.

Qumështi i arrës së kokosit është një burim i pasur i triglicerideve me zinxhir të mesëm, të cilat mbështesin zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë në humbjen e peshës. Ai gjithashtu përmban yndyrna të shëndetshme dhe elektrolite, të cilat përmirësojnë tretjen dhe mbrojnë zorrët.

Pija me qumështin e arrës së kokosit dhe shafranin e Indisë gjithashtu ka përfitimet e mëposhtme: parandalon dëmtimin nga radikalët e lirë, ul kolesterolin e keq, rregullon presionin, lufton inflamacionin dhe dhimbjet e kyçeve.

Përbërësit e qumështit të artë: 250 ml ujë, 250 ml qumësht kokosi, 10 gram shafran Indie.

Përgatitja: Ngrohni ujin dhe qumështin e arrës së kokosit, më pas shtoni shafranin dhe gatuajeni mbi zjarr të ulët për 10 minuta. Lëreni të ftohet dhe shtojini pak mjaft për ta ëmbëlsuar. Rekomandohet ta pini disa herë në ditë.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top