Mirëqenie

November 29, 2019 | 8:30

Përfitimet që merr trupi nga ushtrimi i jogës

A keni menduar ndonjëherë se ç’përfitim sjell joga përveç se ju nxit të prekni majat e gishtave të këmbës? Përveç mësimit shpirtëror, shkenca moderne gjithashtu ka pranuar përfitimet magjike shëndetësore që sjell joga në epokën moderne.

Më poshtë jepen disa prej përfitimeve që sjell joga:

Largon stresin

Stresi e manifeston veten në shumë mënyra, duke përfshirë fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Por, falë jogas, ju mund ta largoni stresin dhe të relaksoheni. Joga është tejet fitimprurëse për përmirësimin e kualitetit të shëndetit mendor dhe jetës në tërësi.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Shëndeti i zemrës patjetër se është krucial edhe për mirëmbajtjen e funksioneve normale, siç është furnizimi i indeve me ushqyes të nevojshëm dhe pompimi i gjakut rregullisht te të gjitha organet. Studimet shkencore kanë dëshmuar se praktikimi i rregullt i jogas përmirëson shëndetin e zemrës dhe ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Lufton depresionin

Joga ka efekte antidepresuese dhe ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kortizolit – hormon i stresit që ndikon në nivelin e serotoninës – neurotransmetuesi, i cili shpeshherë ndërlidhet me depresionin.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top