Do të bëni zgjedhje më të mira për mirëqenien tuaj gjatë gjithë ditës
“Kur bëni një përpjekje të tillë që herët në mëngjes, nuk do të donit ta shkatërronit gjatë ditës, prandaj dhe veprimet që pasojnë do të jenë të duhurat për shëndetin tuaj.
Do të flini më mirë
Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit (NSF), njerëzit që zgjohen herët rregullisht bëjnë gjumë më të qetë e pa ndërprerje.
Mund të ulni presionin e gjakut
Personat me presion të lartë të gjakut, shpesh kanë nevojë për ilaçe për të kontrolluar këtë gjendje të rrezikshme. Por ndryshimet në stilin e jetës, si ushtrimi në mëngjes mund të ndihmojnë.
Do të jeni më në humor për në punë
Aktiviteti fizik ju bën mirë edhe për aspektin shpirtëror e psikologjik, prandaj do e përballoni me më shumë humor gjithë ditën dhe ngarkesën e saj.
Mund të humbni më shumë peshë, nëse kjo është ajo që ju synoni
Nëse po punoni për të humbur peshë, rezultatet tuaja mund të varen nga koha kur ushtroheni. Sipas një studimi të vitit 2019 në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit, ata që ushtroheshin më herët gjatë ditës (të paktën para mesditës) humbën “dukshëm më shumë peshë” sesa ata që ushtroheshin më vonë gjatë ditës.
Pjesën tjetër të pasdites dhe të mbrëmjes do ta keni të lirë
Duke “kursyer” pak nga koha e gjumit ju përfitoni shumë kohë në pjesën tjetër të ditës për kryerjen e aktiviteteve të tjera.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.