Sipas disa studimeve të kryera nga profesionistë shëndetësorë dhe hulumtues, birra përveç humbjes së peshës mund të zvogëlojë nivelin e kolesterolit, të parandalojë Alzheimerin dhe të luftojë kundër gripit.
Megjithëse ne gjithmonë kemi dëgjuar për ‘barkun e birrës’, një studim pohon se pirja çdo ditë e birrës shmang shtimin e peshës, parandalon diabetin, tensionin e lartë dhe problemet e zemrës.
Birra ka një indeks të ulët glycemic dhe është i përbërë nga elementë të fuqishëm si antioksidantë, acid folik, hekur, minerale dhe vitamina, të cilat pengojnë shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, përmirësojnë shkallën e kolesterolit të mirë dhe parandalon gurët në veshka, duke stimuluar rrjedhjen e urinës.
Megjithatë, studiuesit thonë se këto përfitime merren vetëm me një birrë në ditë. Ekspertët shtuan se konsumi i rregullt i birrës duhet të jetë i moderuar dhe i shoqëruar nga një dietë dhe stërvitje e shëndetshme.
Burimi / benesserefeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.