A e dini se fëmijëve të cilëve prindërit u lexojnë libra disa herë në javë shfaqin aftësi shumë më të mira të shkrim-leximit pas katër vjetëve, shënojnë pikë më të larta në teste të inteligjencës dhe kanë punë më të mira në të ardhmen sesa fëmijët që prindërit nuk u lexojnë fare?
A nuk është kjo mbresëlënëse?
Nuk ka ndjenjë më të mirë sesa era e një libri, prandaj leximi në pajisje elektronike as që i afrohet kësaj ndjenje. Duke pasur parasysh këtë, pavarësisht se në cilën formë lexoni, kjo shprehi sjell përfitime të mahnitshme.
Më poshtë jepen 15 prej përfitimeve që sjell leximi i përditshëm:
– Promovon shëndetin mendor dhe zvogëlon shanset e zhvillimit të Alzheimerit
– Zvogëlon stresin deri në 68%
– Rritë njohuritë e përgjithshme
– Ju bën më të mëshirshëm
– Ju zgjeron fjalorin
– Ju forcon aftësitë e shkrimit
– Ju forcon aftësitë analitike të mendimit
– Ju përmirëson kujtesën
– Ju përmirëson përqendrimin
– Ju argëton
– Përmirëson cilësinë e gjumit
– Ju sjell qetësi të brendshme
– Bëheni më të mirë në biseda
– Leximi është stërvitje për trurin
– Leximi është ngjitës, pra, kur lexojnë tjerët përreth jush, jeni më të prirë që edhe ju ta bëni atë.
Burimi / gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.