I madhi Che Guevara nuk mund të bënte pa të, i njohur dhe si çaji argjentinas, yerba mate (barishtja mate) është një pije e bërë nga gjethet e thara dhe të copëtuara të një bime që rritet spontanisht në Amerikën e Jugut.
E pasur me kafeinë, kjo është substanca që pas kafesë, ka një fuqi të madhe energjish dhe për këtë arsye përdorej nga popullsia indigjene për të luftuar stresin dhe lodhjen gjatë gjahut dhe sot një burim i rëndësishëm për sportistët. Por vetitë e saj nuk përfundojnë këtu.
Yerba Mate është e pasur me substanca minerale si kaliumi dhe magnezi, por edhe mangani, fosfori, kalciumi, zinku, etj, si dhe mban vitamina të çmuara të grupit B, B1, B2 dhe vitaminë C, flavanoidë dhe antioksidantë.
Mike e dietës
Kafeina që përmban Yerba mate ka fuqi të reduktojë oreksin dhe të lehtësojë stomakun pas ushqimit. Jep një ndjesi ngopjeje falë të cilit nuk mund të hani shumë dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për ata që duan të kontrollojnë peshën e trupit.
Diuretik
Përveçse është i çmuar për dietën, Yerba Mate ka veti diuretike, duke lehtësuar eliminimin e lëngjeve të tepërta. Prandaj rekomandohet për pastrimin e organizmit nga toksinat.
Rini e bekuar
Yerba Mate përmban antioksidantë që ngadalësojnë plakjen e qelizave dhe ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të organizmit duke forcuar sistemin imunitar. Antioksidantët janë efikas në luftën ndaj radikaleve të lira dhe parandalojnë disa patologji si tumori i zorrëve dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Lamtumirë dhimbjes së kokës!
Yerba është shumë e mirë kundër dhimbjes së kokës dhe depresionit, ashtu sikurse vetitë e saj janë provuar në dhimbjet reumatologjike.
Burimi / TopChannel
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.