Mirëqenie

December 25, 2018 | 8:13

Përfitimet që sjell kërcimi gjatë shtatzënisë

Kërcimi është një formë e shkëlqyer për të qëndruar të shëndetshme, elastike dhe të qeta gjatë shtatzënisë. Ka kaluar koha kur gjyshet na këshillonin të lëviznim sa më pak gjatë muajve të pritjes së ëmbël. Tashmë edhe mjekët e këshillojnë aktivitetin fizik në shtatzëni dhe kërcimi është një ndër të rekomanduarit. Sidoqoftë nëse keni komplikime, duhet të konsultoheni me mjekun përpara se të kryeni çdo lloj aktiviteti.

5 përfitimet e kërcimit gjatë shtatzënisë:

  • Mbani trupin fleksibël.
  • Ruani më së miri linjat.
  • Tonifikoni muskujt.
  • Një opsion shumë i mirë alternativ i palestrës nëse nuk dëshironi apo nuk mundeni ta frekuentoni.
  • Ndihmon qarkullimin e gjakut dhe punon për të mbajtur zemrën dhe mushkëritë tuaja të shëndetshme gjatë shtatzënisë.

Masat paraprake që duhen marrë gjatë kohës së kërcimit gjatë shtatzënisë:

Gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë tuaj, sigurohuni që patjetër të bëni nxehje përpara se të vazhdoni me vallëzimin. Kjo do të përgatisë nyjet, ligamentet dhe muskujt tuaj për të përballuar presionin shtesë që do të ushtrohet gjatë kërcimit dhe do të shmangni çdo shans lëndimi.

Kini parasysh që patjetër një këmbë të jetë në tokë, shmangni hedhjet. Nëse mendoni se nuk mundeni ose ndiheni e lodhur, ndaloni. Mos e sforconi veten. Gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë bëni kujdes me ruajtjen e ekuilibrit ndërsa barku juaj rritet.

Shmangni format e kërcimit me shumë lëvizje e shkundje. Kur barku të rritet mund të jetë e vështirë të kërceni me partner. Praktikoni kërcimin vetëm.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top