Mirëqenie

December 8, 2018 | 12:27

Përfitimet që sjell konsumimi i jodit para dhe pas shtatzënisë

Sipas Euthyroid, një grup kërkimor i financuar nga Bashkimi Europian, gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë me gji duhet të marrin më shumë jod, që është shpesh i pamjaftueshëm në dietat e tyre të përditshme. Edhe një mangësi e lehtë, në fakt, i vë fëmijët në rrezik të kompromentojnë funksionin neuro-njohës me një reduktim në koeficientin e inteligjencës. Sipas anketës, 50% e të porsalindurve janë të ekspozuar ndaj mangësive të lehta të jodit dhe janë në rrezik të kufizimeve njohëse për shkak të mungesës së jodit gjatë shtatzënisë.

Edhe para shtatzënisë

Duhet të sigurohet marrja adekuate e jodit para fillimit të shtatzënisë, dhe më pas duhet të shtohet me përdorimin e shtojcave gjatë shtatzënisë. Përmbajtja më e lartë e jodit gjendet në ushqimet me origjinë detare, për shembull, te peshku, duke kaluar në ushqime të tjera si qumështi ose veza.

Ndihmon fertilitetin

Një studim i kohëve të fundit nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard TH Chan ka treguar gjithashtu se konsumi i peshkut gjithashtu mund të rrisë shanset e konceptimit. Studiuesit kanë gjurmuar zakonet e ushqyerjes së 500 çifteve të cilët ishin duke u përpjekur që të kenë një fëmijë dhe kanë gjetur se ata që hanin peshk më shumë se dy herë në javë, nuk mund të kishin shanse për shtatzëni më të shpejtë: 92% kishin ngelur shtatzënë pas një viti, ndërsa përqindja bie në 79% për çiftet që konsumojnë më pak. Çiftet që kishin konsumuar më shumë peshk thanë se kishin marrëdhënie seksuale më të shpeshta.

Mbani mend!

Peshku ka nivele të larta të jodit, të rëndësishme për zhvillimin e trurit dhe sistemin nervor të fetusit. Konsumi i mjaftueshëm i jodit rezulton me një koeficient inteligjence më të lartë dhe një zhvillim më të mirë të shikimit ndërmjet moshës 3 dhe 4 vjeç.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top