Kolagjeni është proteina më e bollshme në trup. Është komponenti kryesor i indeve lidhorë që përbën shumë pjesë të trupit si ligamentet, tendinat, lëkurën dhe muskujt. Kolagjeni ka shumë funksione të rëndësishme, duke përfshirë strukturimin e lëkurës dhe forcimin e kockave.
Në vitet e fundit, suplementet e kolagjenit janë bërë më të zakonshëm. Shumica janë hidrolizuar, që do të thotë që kolagjeni është zbërthyer, duke u bërë më i lehtë për t’u përthithur. Gjithashtu, shumë ushqime janë burime të mira kolagjeni, si lëkura e derrit dhe supa (lëngu) e kockave.
Përfitimet në shëndet të marrjes së kolagjenit përfshijnë:
Përmirësimi i shëndetit të lëkurës
Kolagjeni është një përbërës kryesor i lëkurës. Luan një rol të rëndësishëm në forcimin e lëkurës, plus mund ndikon në elasticitet dhe hidratim. Me rritjen e moshës, trupi prodhon më pak kolagjen, duke shkaktuar lëkurë të thatë dhe shfaqjen e rrudhave.
Studimet kanë treguar se suplementet që përmbajnë kolagjen mund të ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së lëkurës duke reduktuar thatësinë dhe rrudhat e saj. Këto efekte të kolagjenit i janë atribuar aftësisë së tij për të stimuluar trupin që të prodhojë edhe vetë kolagjen. Për më tepër, marrja e suplementeve të kolagjenit mund të promovojë prodhimin e proteinave të tjera që ndihmojnë në strukturimin e lëkurës, duke përfshirë elastinën dhe fibrilinën.
Ndihmon në reduktimin e dhimbjes së kyçeve
Kolagjeni ndihmon në ruajtjen e kërcit, që është një ind si sfungjer që mbron kyçet. Ndërkohë që sasia e kolagjenit në trup ulet me rritjen e moshës, rritet dhe risku për zhvillimin e problemeve degjenerative të kyçeve si osteoartriti. Disa studime kanë treguar se marrja e suplementeve të kolagjenit mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të osteoartritit dhe të reduktojë dhimbjen e kyçeve.
Mund të parandalojë humbjen e kockave
Kockat janë të përbëra kryesisht nga kolagjeni, që u jep atyre strukturë dhe ndihmon që ato të qëndrojnë të forta. Kështu, ndërkohë që kolagjeni në trupin tuaj shkatërrohet me rritjen e moshës, e njëjta gjë u ndodh edhe kockave. Kjo mund të çojë në sëmundje si osteoporoza, që karakterizohet nga densitet i ulët i kockave dhe një risk i lartë për fraktura. Studimet kanë treguar se marrja e suplementeve të kolagjenit ka efekte të caktuara në trup, që ndihmojnë për të frenuar shkatërrimin e kockave.
Flokë dhe thonj
Marrja e kolagjenit mund të rrisë forcën e thonjve duke parandaluar thyerjen e tyre. Gjithashtu mund të stimulojë flokët dhe thonjtë që të rriten më shpejt.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.