Gjithnjë e më shumë njerëz po kujdesen për veten e tyre duke u mbështetur në produkte natyrore, të tilla si vaji i farave të rrushit, që merret nga shtypja e farës së rrushit. Një ngjyrë e zbehtë dhe erë neutrale e karakterizojnë këtë produkt që e lejon atë të përfitojë nga një veprim antioksidues.
Vaji i farave të rrushit është i pasur me përbërës aktiv dhe të fal shumë shkëlqim, nëse aplikohet në lëkurë, duke siguruar një veprim të rregullimit të sebumit. Kjo e bën këtë vaj ideal për lëkurën. Sidoqoftë, duhet pasur kujdes, duke e mbajtur atë në temperatura nën njëzet gradë. Kjo do të parandalojë prishjen e tij. Natyrisht ai duhet të mbahet larg nga çdo burim ngrohjeje dhe nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit.
Vetitë antioksiduse rrjedhin nga fenolet dhe vitamina E që përmban. Karakteristikat ideale të një produkti kozmetik të dobishëm për parandalimin dhe trajtimin e rrudhave, si dhe për kundërveprimin e humbjes së tonifikimit dhe elasticitetit të indeve. Ai gjithashtu kufizon humbjet e ujit, duke nxitur lidhjen mes qelizave. Kjo mund të jetë zgjidhja e duhur për ata që vuajnë nga lëkura e thatë ose kanë tendencë të dehidratohen shpejt.
Përdorimet janë të ndryshme, ai është gjithashtu një aleat i vlefshëm për flokët e thatë dhe pa jetë. Përbërja e tij në fakt mund të forcojë fibrat kapilare dhe është e mundur të krijohen fasha dhe maska me bazë vajin e farave të rrushit.
Mund të përdoret në formë të pastër ose të përzier, duke përdorur vajra të tjerë vegjetal. Për shembull, ju mund të përfitoni nga efektet e garantuara duke përzjerë rreth pesëdhjetë mililitra vaj me një lugë gjelle gjalpë me kripë, në mënyrë që të merrni një pastrim me veprim zbutës, të masazhoni me kujdes lëkurën pas një dushi. Duke e përzier vajin me gjysmë litër qumësht kokosi, mund të merrni një dush të shkëlqyer anti-plakje, duke e hedhur gjithë përzierjen në ujin e vaskës.
Burimi / dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.