Kemi dëgjuar që sekreti për një lëkurë të mirë është konsumi i shpeshtë i ujit. Por ç’përfitime të tjera ka trupi nga ai?
– Uji ju jep gjendje të mirë fizike dhe mendore. Pirja e ujit ju ndihmon në përmirësimin e gjendjes suaj emocionale. Dehidratimi shkakton lodhje të trupit, ndaj duhet ujë.
– Është i mirë për sistemin e tretjes. Uji në trup bën që çdo gjë të shkojë mirë. Para dhe pas buke, pini nga një gotë ujë.
– Uji forcon sistemin tuaj imunitar dhe lejon që organet të funksionojnë në potencialin e tyre optimal.
– Uji pastron toksinat e shumta që keni në trup. Kur pini ujë, dhjami dhe toksinat dalin jashtë trupit tuaj.
– Konsumimi i ujit ul shanset për atak në zemër dhe gjithashtu ul tensionin. Një gotë uji përpara gjumit, ndihmon në qarkullimin e gjakut te organet, kur ju jeni duke fjetur.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.