Mirëqenie

January 17, 2019 | 15:02

Përfitimet që sjell në shëndet konsumimi i djathit

Konsumimi i tepërt i djathit nuk është dietë e shëndetshme për t’u ndjekur, e veçanërisht kur dëshironi të ulni sasinë e yndyrave të ngopura që konsumoni. Por, produktet e bulmetit përmbajnë vitamina dhe minerale esenciale, prandaj dhe ekspertët shëndetësorë rekomandojnë që një sasi të vogël të tyre ta përfshini në ushqimin tuaj.

Djathi shpeshherë nuk rekomandohet për shkak të sasisë së lartë të kalorive, yndyrës dhe kripës, por faktikisht është i mbushur edhe me një sasi të konsiderueshme të vlerave ushqyese. Sipas ekspertëve, nëse konsumohet në sasi të moderuar, djathi ofron përfitime të ndryshme shëndetësore.

Është i mirë për dhëmbët

Djathi ka nivele të larta të kalciumit, i cili është krucial për dhëmbë dhe eshtra të shëndetshëm. Sipas Bill Schaeffer, kirurg dental, kalciumi ndihmon në formimin e dhëmbëve, por edhe kontribuon në nofull më të fortë.

Përmban vitamina esenciale

Llojet e ndryshme të djathit përmbajnë vitamina të shumta, përfshirë vitaminën A, B2, B6, B12, D dhe K. Vitamina A ndihmon në funksionin e sistemit të imunitetit; vitamina B2 ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit të lëkurës, syve dhe sistemit nervor; vitamina B6 ndihmon në formimin e hemoglobinës; vitamina b12 përfshihet në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut; vitamina D rregullon kalciumin në trup dhe vitamina K nevojitet për tw bllokuar rrjedhjen e gjakut, ndihmon plagët të shërohen siç duhet.

Djathi është burim i mirë i proteinash

Në fund, djathi mbetet burim i mirë i proteinash – nutrient esencial që është përgjegjës për ndërtimin e indeve, qelizave dhe muskujve, por edhe për rregullimin e hormoneve dhe antitrupave.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top