Jo vetëm që ullinjtë kanë shije shumë të mirë por ato sjellin një numër të madh përfitimesh shëndetësore për trupin e njeriut. Më poshtë ju tregojmë disa fakte interesante për përfitimet nga ulliri:
-Ullinjtë eliminojnë kolesterolin e tepërt në gjak.
-Ullinjtë mbajnë nën kontroll presionin e gjakut.
-Ullinjtë janë një burim i fibrave ushqyese që mund të merren nga frutat dhe perime të ndryshme
-Ullinjtë janë një burim i madh i Vitaminës E
-Ullinjtë veprojnë si një antioksidant, duke mbrojtur qelizat
-Ullinjtë zvogëlojnë efektet e sëmundjeve progresive, si Alzheimer, tumoret beninje dhe malinje, duke zbutur variçet nga venat dhe dëmtimet e dhëmbëve
-Ullinjtë ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut që mund të çojë në infarkt miokard ose trombozë të thellë në vena (DVT)
-Ullinjtë mbrojnë membranat qelizore kundër sëmundjeve si kanceri
-Ullinjtë janë një mbrojtje e madhe kundër anemisë
-Ullinjtë rrisin pjellorinë dhe sistemin riprodhues
-Ullinjtë luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit të shëndetshëm imunitar, veçanërisht gjatë stresit oksidativ dhe sëmundjeve kronike virale
-Dhe sikur të mos mjaftonin gjithë këto përfitime, ullinjtë janë gjithashtu një nxitës i dëshirës seksuale
-Ullinjtë janë ushqyes dhe të pasur me përmbajtje minerale si natrium, kalium, magnez, hekur, fosfor dhe jod
-Ullinjtë sigurojnë vitamina esenciale dhe aminoacide.
-Ullinjtë përmbajnë acid oleik, i cili ka veti të dobishme për të mbrojtur zemrën.
-Ullinjtë përmbajnë polifenole, një kimik natyral që redukton stresin oksidativ në tru. Pra, duke ngrënë një racion të përditshëm me ullinj ndihmon në përmirësimin e kujtesës tuaj deri në 25%.
-Vetëm një filxhan me ullinj është një burim i madh hekuri – 4.4mg.
-Konsumimi i ullinjve mund të përmirësojë pamjen e rrudhave me 20% pasi ato përmbajnë acid oleik, i cili e mban lëkurën të butë dhe të shëndetshme.
-Duke ngrënë vetëm 10 ullinj para një vakti, mund të zvogëloni oreksin tuaj deri në 20%. Kjo është për shkak se acidet yndyrore të ngopura që gjenden tek ullinjtë ngadalësojnë procesin e tretjes dhe stimulojnë kolecistokinin hormon, një hormon që dërgon mesazhe të ngopjes në tru.
-Jo vetëm që i bën të gjitha këto, por gjithashtu ullinjtë ndihmojnë trupin tuaj të stimulojë prodhimin e adiponectin, një kimikat që djeg dhjamin deri në pesë orë pasi ke ngrënë ushqim.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.