Mirëqenie

April 6, 2018 | 14:31

Përfitimet që sjell përdorimi i biçikletës

Përdorimi i biçikletës, është padyshim një nga metodat më ekonomike dhe të shëndetshme për të qarkulluar në rrugë.

Përdorimi i këtij mjeti, sa ekonomik aq edhe i dobishëm, na bën mirë të gjithëve dhe ka disa avantazhe: është një aktivitet fizik i moderuar i dobishëm, për shëndetin dhe mjedisin; zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarkteve dhe diabetin tipi dy; ul prevalencën e obezitetit; ruan dhe rrit forcën, përkulshmërinë, rezistencën dhe densitetin e kockave.

Gjithashtu, përdorimi i biçikletës zvogëlon rrezikun e rrëzimeve në moshën e tretë; përmirëson shëndetin mendor dhe humorin, lehtëson simptomat e depresionit, si stres dhe ankth, rrit masën muskulore; forcon muskujt duke zvogëluar mundësinë e një rrëzimi, forcon strukturën kockore në tërësi dhe ndihmon për të qenë më të forte fizikisht; zhvillon aftësitë e fëmijëve për tu socializuar, krijon një imazh vetjak pozitiv te gratë, vetëvlerësim te fëmijët dhe të rriturit, si dhe përmirëson cilësinë e jetës.

Tashmë është e vërtetuar se aktiviteti fizik pasohet me sjellje të shëndetshme, si ushqyerja  shëndetshëm dhe mospirja e duhanit dhe mund të përdoret për të arritur ndryshime të tjera të sjelljes në lidhje me shëndetin.

Përhapja e përdorimit të biçikletës, e cila është shumë e dobishme si në aspektin mjedisor e shëndetësor, ashtu edhe në aspektin social, është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar.

Burimi / https://ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top